• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emigrantët në kufi do karantinohen në hotel me lekët e veta”/ Rama: Berisha synon të shkatërrojë sërish vendin

by Java News
06/04/2020 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i cilësoi si “minë me sahat” personat e pabindur të rregullave të emergjencës së rrugës.

Ai komentoi shqiptarët e nisur për në Shqipëri, ku njoftoi se në kufirin e Kakavijës s’ka asnjë problem, nuk ka asnjë person që kërkon të hyjë, ndërsa në Kapshticë janë 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme, por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen.

“Do të dukej absurde në kohë tjetër por në këtë kohë dekurajojmë maksimalisht hyrjet në kufi, kush bën patriotin, kush bën vajtimtarin për shkeljet e të drejtave të njeriut përmes pengesës që iu krijohet njerëzve për të hyrë në atdheun e tyre synon të nxisë katastrofën.

Sali Berisha ka vetëm një synim, që si e si të shkatërrojë Shqipërinë dhe njëherë për llogaritë e tij haluçinante. E solla si emër si zanafillën e një procesi politik nxitje të rrëmujës, por në këtë rast nxitje të zinxhirit të vdekjeve që është shumë larg së qeni nëse do shkonim me mendtë e Saliut dhe gjithë atyre që i bien këtij avazi të fajshëm. Është e papranueshme që të nxitet kjo situatë dhe të nxiten njerëzit të vijnë drejt kufijve dhe të nxitet konflikti me policinë në kufi! Kufijtë janë të mbyllur”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se brenda 24 orëve të ardhshme, do të hyhet në një proces të ndërmjetëm dhe kush do të vij në kufi tokësor me dokumente rezidence në vende të tjera, nuk do lejohet të hyjë.

Po ashtu tha se kush do vijë në kufi me pretendime të një natyre tjetër, do karantinoret për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzime të veta, i mbyllur ku do marrë ushqimin dhe do paguajë vetë një çmim fiks.

Sipas tij, vetëm kështu mbrohet Shqipëria nga katastrofa dhe mundësohet hyrja për ata që janë vërtetë me arsye.

“Ardhja nga shqiptarë rezidentë në vende të tjera, është e papranueshme. Brenda 24 orësh do bëhet publike si do veprohet për trajtimin e çdokujt që shfaqet në kufi me pretendimin që ka urgjencë, por çdo urgjencë do kalojë në 14 ditë karantinë”, deklaroi kreu i qeverisë.

g.kosovari

Next Post
Bilanc i luftës COVID-19, vdekjet në Shqiperi, Ballkan e Botë

Hasi e Shkodra, “kampionë” të prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com