• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emigrantët: Më mirë në Siri, sesa në Greqi

by Java News
29/10/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

”Dua të kthehem në Siri. Ka luftë në vendin tim, por u bënë shtatë muaj që jetojmë në Greqi si të burgosur”.Adani nga Alepoja ka braktisur ëndrrën për të shkuar në Gjermani, ashtu si mijëra sirianë të tjerë që mbahen në Greqi.Ai do të mbërrijë në stacionin e trenit në Dhidhimotiko, një fshat pranë kufirit greko-turk, me bashkëshorten, tre fëmijët dhe pesë të afërm dhe bëhet gati të kalojë një kontroll policor para se të kalojë në Turqi, fillimi i një udhëtimi të gjatë rikthimi.

 

“Ne jemi në rrugë që prej disa muajsh, pa strehë. Pas mbërritjen tonë në Greqi, ne kemi shkuar në kampin e Idomenit ku kemi qendruar për tre muaj duke shpresuar të kalonin kufirin greko-maqedonas për të shkuar në Gjermani”, tregon Adani.

Ai e përshkruan qëndrimin e tij të dhimbshëm në këtë kamp të improvizuar ku më shumë se 10 000 refugjatë jetonin në atë kohë në kushte të mjerueshme, para se qeveria greke të vendoste në fund shkatërrimin e këtij kampi në muajin maj dhe transferimin e refugjatëve në qendrat e pritjes në afërsi.Adani dhe familja e tij kanë provuar menjëherë fatin e tyre në Selanik, qytet i madh grek në afërsi të Idomenit, para se të shkonin në Athinë.

”Ne arritëm kur u bllokuam nga mbyllja e kufijve dhe vendosëm në fund të riktheheshim”, shtoi ai.

Më shumë se 60 000 refugjatë ndodhen aktualisht të bllokuar në Greqi, pas marrëveshjes BE-Turqi më 18 mars që parashikonte dërgimin në Turqi të refugjatëve që mbërrijnë atje.

Refugjatët dhe migrantët janë gjithashtu të bllokuar dhe aspiratat e tyre për një nisje të re në një vend evropian duket tashmë pothuajse e pamundur.

Pra programi për rilokalizimin dhe rigrupimin familjar, e vetmja mënyrë ligjore për të jetuar dhe punuar në Evropë, është një procedurë e komplikuar dhe e ngadaltë për shkak të rezervave të disa vendeve që nuk dëshirojnë refugjatë në vendet e tyre.

BE-ja u angazhua gjithashtu në shtator 2015 për rilokalizimin në dy vjet të 66 400 refugjatëve nga Greqia. Vetëm 4 926 janë nisur në 13 muaj.

Shpresa e fundit për refugjatët, do të ishte kërkesa e azilit në Greqi, një procedurë gjithashtu e gjatë dhe një zgjedhje e vështirë sepse vendi vazhdon të jetë i zhytur në krizë dhe përqindja e papunësisë është më e larta në zonën euro.

– Kalimi i Evros natën –

Adani i tregon policëve të Dhidhimotikos dokumentet e dhëna nga autoritetet greke gjatë regjistrimit të tyre në ishullin e Lesbos, hyrja kryesore në Greqi.

“Me dokumentet e tyre, ata kanë të drejtë të lëvizin të lirë në vend, por ne e dimë që ata kanë ardhur për të gjetur trafikantë që i ndihmojnë për të kaluar natën lumin e Evros për të shkuar në Turqi (…)”, theksoi një roje bregdetare.

“Këto lloj rastesh ndodhin çdo ditë (…), është çmenduri, janë njerëz fatkeqë, ata kanë paguar për të ardhur ilegalisht në Greqi dhe atje ata duhet të ripaguajnë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, vetëm trafikantët fitojnë”, theksoi ai.

“Niveli i ujit përgjatë kufirit greko-turk është aktualisht shumë i ulët. Disa persona përdorin barka, por edhe mund të kalojnë në këmbë”, nënvizoi Hrisovaladis Jalamas, drejtues i rojave kufitare në rajonin e Evros.

Dhjetëra refugjatë kanë mbërritur çdo ditë në stacionin e trenit të Dhidhimotikos këto javët e fundit. Disa kanë edhe dokumente të refugjatëve gjermanë dhe që janë kthyer nga Gjermania të dëshpëruar që nuk kanë mundur të integrohen.“Ne nuk mund të verifikojmë nëse janë false apo të vërteta”, shprehet një polic.

Por, përveç atyre që dëshirojnë të largohen nga Greqi, fluksi i imigrantëve në sens të kundërt, domethënë nga Turqia drejt Greqis, ka rinisur këto muajt e fundit dhe policia ka qenë e detyruar të rrisë praninë e saj në kufirin tokësor greko-turk, transmeton atsh.

”Që prej muajit korrik, 70 trafikantë dhe më shumë se 1 000 refugjatë janë arrestuar”, sipas policisë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Familja tradicionale në rrezik, propozohet deri vjet burg për të martuarit që tradhtojnë

Familja tradicionale në rrezik, propozohet deri vjet burg për të martuarit që tradhtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr mes vëllezërve për pronat, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

June 28, 2026
Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Qershor 2026

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In