• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Emigrantët’/ Ministri i Jashtëm italian: Nuk lindi me një gotë vere, në kohë pushimesh. Kemi nisur që në Prill

by Java News
10/11/2023 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka zbuluar se marrëveshja e emigrantëve me Italinë e ka sfondin e saj që prej Prillit të këtij viti dhe jo siç u prezantua se ndodhi gjatë pushimeve të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri.

Nga takimi i ministrave të Jashtëm të G7, Tajani në një intervistë për Corriere della Sera foli për polemikat rreth marrëveshjes me Shqipërinë për çështjen e emigrantëve dhe nëse kryeministrja Meloni ka bërë gjithçka me kokën e saj.

Ministri Tajani shpjegoi se negociatat janë menaxhuar fillimisht nga ministria e Jashtme dhe se takimi i parë operacional është zhvilluar më 6 prill të këtij viti.

Ai thekson se posedon dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve dhe liderëve shqiptarë.

“Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, mbi të cilën kanë punuar së bashku Kryeministria Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. I gjithë negocimi, që në fazat fillestare, u menaxhua normalisht nga ministria ime.

Takimi i parë përgatitor u mbajt në zyrën time në Palazzo Chigi. Pas një takimi fillestar që pata me Giorgia Melonin, organizova një takim më 6 Prill 2023, takim paraprak operacional mes Ministrisë së Jashtme, asaj të Brendshme dhe ambasadës tonë në Tiranë.

Nuk është një marrëveshje e lindur gjatë një gotë verë në kohë pushimesh. Misioni i parë operacional në Tiranë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Punëve të Brendshme ka filluar më 24 maj. Kemi dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe me liderët shqiptarë”, thotë ministri i Jashtëm italian.

Lidhur me kritikat për marrëveshjen dhe për ato çka supozohet se janë shkelje të rregullave të pritjes së emigrantëve, ministri tha se është diskutuar gjithçka me Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor.

“Në punën tonë kemi përfshirë Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor. Është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore me bashkëpunimin e një vendi kandidat për t’u bërë anëtar i BE-së. Shqipëria ndan me ne idenë se çështja e emigracionit mund të zgjidhet së bashku”, përgjigjet Ministri i Jashtëm italian, njëkohësisht ish Kryetar i Parlamentit Europian./m.j

Next Post
Plani 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, Balluku: Një pjesë e paketës do të përfitohet përmes projekteve

Plani 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, Balluku: Një pjesë e paketës do të përfitohet përmes projekteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com