• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emigrantët e shpëtuar në det, Merkel dhe Conte kërkojnë zgjidhjen e problemeve

by Java News
12/11/2019 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Merkel dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte kërkuan bashkëpunim më të ngushtë në çështjen e shpërndarjes së migrantëve. Krerët e qeverive u takuan për herë të parë në Romë.

Evropa ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për migrantët e shpëtuar në deti, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Romë. Pas takimit me kryeministrin italian Conte ajo tha se disa vende kanë bërë hapin e parë në takimin e fundit në Maltë, që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme dhe jo vetëm “zgjidhje ad-hoc”. “Por ka mbetur edhe shumë për t’u bërë, deri në arritjen e zgjidhjes definitive për shpërndarjen e migrantëve dhe refugjatëve në mbarë Evropën. Kërkohet më shumë vullnet tek vendet anëtare, për pjesëmarrje në këtë shpërndarje”, tha Merkel.

Conte mendon se vendet e BE duhet t’i plotësojnë obligimet

“Qëllimi përfundimtar është që vendet e Bashkimit Evropian të punojnë së bashku”, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte. Gjermania po angazhohet shumë dhe ajo e ka mbështetur shumë Italinë në këtë drejtim, theksoi Conte, i cili e falënderoi Gjermaninë për këtë mbështetje. Në shtator të këtij viti, ministri i Brendshëm Horst Seehofer deklaroi në Malta se Gjermania dhe Franca duhet të respektojnë marrëveshjet për marrjen e njerëzve të shpëtuar nga anijet. Por kjo nuk ka ndodhur gjithmonë. Ndaj anijet me migrantë me ditë të tëra detyrohen të presin për hyrje në portet bregdetare.

Si një strategji afatgjatë ai theksoi nevojën e luftimit të shkaqeve për ikjen e refugjatëve dhe migrantëve nga vendet e tyre. Për këtë kërkohet stabilitet politik dhe ekonomik në Libi dhe vendet tjera afrikane. Conte do të marrë pjesë në një konferencë që do të organizohet javën që vjen në Berlin, me përfaqësues të vendeve afrikane. Qëllimi është ndër tjera të vendosja e paqes së plotë dhe stabilizimi i Libisë.

Merkel: “Jemi duke punuar në këtë drejtim”

Merkel kërkoi një bashkëpunim më të mirë me rojet bregdetare të Libisë. Në këtë vend afrikan kërkohet të punohet shumë për përmirësimin e gjendjes. Përgatitja e njerëzve në Libi është e një rëndësie të madhe, theksoi Merkel. Këtu duhet të aplikohen standardet e nevojshme, të cilat nuk aplikohen në të gjitha rajonet e vendit. Jemi duke punuar në këtë drejtim, për përmirësimin e gjendjes, theksoi Merkel duke shtuar se njerëzit duhet të shpëtohen nga rreziku i udhëtimeve tepër të rrezikshme ku mund të humbasin edhe jetën. /DW/

Next Post
“1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro”, ambasada e SHBA flet me shifra dhe paralajmëron ndëshkime

"1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro", ambasada e SHBA flet me shifra dhe paralajmëron ndëshkime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com