• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emigrantët e paligjshëm, Trump nuk ndalet: Arrestojmë prindër e fëmijë

by A R
30/06/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një aktpadi të dorëzuar në gjykatë të premten, qeveria amerikane pretendon se ka të drejtën për të ndaluar fëmijët dhe prindërit që kapen duke kaluar kufirin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të paligjshme, përgjatë të gjithë kohës së procedurave të emigracionit.

Në fakt, zgjidhja që drejtësia i dha në vitin 1997 çështjes së emigracionit, me marrëveshjen e njohur si “Flores”, është interpretuar gjerësisht si një kërkesë ndaj Departamentit të Sigurisë Kombëtare të lirojë fëmijët e emigrantëve të paligjshëm nga qendrat e paraburgimit pas 20 ditësh.

Por, avokatët e Departamentit të Drejtësisë thonë në këtë aktpadi të dorëzuar të premten në Gjykatën e Distriktit të Kalifornisë se, tashmë ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i mbajnë fëmijët për sa kohë u duhet të zgjidhin çështjet e tyre të emigracionit, për shkak të një urdhri të përkohshëm të lëshuar gjatë së martës në një rast të veçantë emigrantësh.

Rasti në fjalë, i sjellë nga Unioni Amerikan i Lirive Civile në San Diego, sfidoi politikën e fundit qeveritare të ndarjes së familjeve, në mënyrë që të mbajnë prindërit në paraburgim për sa kohë të jetë e nevojshme, falë politikës së “tolerancës zero” të presidentit Donald Trump shkruan TCH.

Që prej implementimit të kësaj politike në maj, familjet janë ndarë në mënyrë të vazhdueshme pas kapjes. Rreth 2.000 fëmijë të ndarë nga prindërit mbahen aktualisht nën kujdesin e organizmave qeveritare.

Një urdhër ekzekutiv i lëshuar nga Trumpi gjatë këtij muaji përmbysi politikën, e gjithashtu urdhëresën e mëpasshme në San Diego, që urdhëronte qeverinë të ndalte menjëherë ndarjen e prindërve dhe fëmijëve, e që shtonte se familjet duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve.

Për të përmbushur urdhrin, qeveria njoftoi të premten se “nuk do t’i ndajë më familjet, por do t’i arrestojë familjet së bashku gjatë pritjes së procedurave të emigracionit”. Procedura këto, të cilat në shumicën e rasteve marrin disa muaj apo vite kohë për t’u zgjidhur.

Nën administratat e kaluara prindërit dhe fëmijët shpesh liroheshin, për t’i ndjekur pretendimet e tyre për emigracion në liri në Shtetet e Bashkuara. Trump e ka kritikuar politikën e mëparshme të ashtuquajtur “kap e lësho”, duke u zotuar se do të burgosë të gjithë emigrantët e paligjshëm./a.m.

Next Post
VIDEO nga protesta për teatrin, i riu: Basha dhe Monika vodhën, shikoni si e shajnë

VIDEO nga protesta për teatrin, i riu: Basha dhe Monika vodhën, shikoni si e shajnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com