• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Emigrantët çojnë çdo vit në Kosovë 700 milionë euro

by Java News
26/07/2015 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse gjysmë milionë njerëz nga jashtë viziton Kosovën brenda vitit, duke dhënë një kontribut të madh në ekonomi. Çdo vit një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë kthehen në vendlindje, për të kaluar pushimet me familjet e tyre, raporton Aljazeera Balkans.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Diasporës, pothuajse gjysmë milioni njerëz nga jashtë viziton Kosovën brenda vitit, duke dhënë një kontribut të madh në ekonominë lokale.

Shëtitorja kryesore në Prishtinë është e mbushur me njerëz. Por, shumica e tyre nuk jetojnë këtu, por vijnë nga vende të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Ajo që kanë të përbashkët, siç thonë ata, është dashuria për vendlindjen.

Gjithashtu, ata shprehen të kënaqur me pritjen vëllazërore që u bëhet në Kosovë dhe për ta është e rëndësishme që fëmijët e tyre kanë mundësi të vijnë këtu që të mësojnë gjuhën shqipe dhe rrënjët e tyre.

“Sigurisht se është e vlefshme të vijmë këtu, sepse ne kemi lindur këtu. Vitet më të mira të jetës i kaluam këtu dhe shpresojmë se vendi do të bëhet edhe më mirë”, thotë Sali Gashi, i cili tani jeton në Suedi.

Atmosferë e ngjashme është edhe në qytetet tjera të Kosovës. Dyqanet dhe restorantet në Mitrovicë janë plot. Shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind, por në verë një numër i madh i të rinjve punësohen në hotele dhe restorante.

“Ardhja e diasporës kosovare për ne është shumë e rëndësishme, sepse kemi shumë më shumë punë. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ne rrisim numrin e punëtorëve për dyfish”, thotë menaxheri i një restoranti në Mitrovicë.

Diaspora çdo vit në Kosovë, dërgon rreth 700 milionë euro. Por, duke pasur parasysh faktin se importi është 10 herë më i madh sesa eksporti, shumica e këtyre parave nuk do të qëndrojnë gjatë në Kosovë./tesheshi.com/

Next Post

Nxënësit e gjejnë mësuesen në... Playboy (Foto/Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com