• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët/ Ambasadori britanik: Çmojmë kontributin e shqiptarëve. Jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave

by Java News
10/11/2022 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë që media dhe politika londineze trajton së gjeri çështjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, me ngjyresa që janë cilësuar deri edhe përçmuese, në Tiranë, një konferencë shkencore, trajton  marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre.

Përkimi i konferencës me situatën është rastësi, por ambasadori i tanishëm, Alastair King Smith ndërsa flet për marrëdhënie mes qeverive e popujve, veçon:

“Jam shumë i zhgënjyer nga raportimet negative të kohëve të fundit në mediat e Mbretërisë së Bashkuar, dhe dua të parashtroj pozicionin e qeverisë së Mbretërisë së bashkuar në lidhje me Shqipërinë. Dua të theksoj se ne e vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani.

Shumica janë atje ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike. Ata  meritojnë respekt si çdo minoritet e komunitet dhe kanë të njëjtën mbrojtje nga abuzimi e gjuha e urrejtjes”, është shprehur King Smith.

Ndërsa vlerësoi Shqipërinë në 1 vit të qëndrimit të tij këtu, ai shtoi: Ne duam të frymëzojmë të rinjtë për të ardhmen dhe të krijojmë partneritete të gjata me ndikim pozitiv. Duhet të investojmë më shumë dhe të ndihmojmë komunitetet që të jenë të stabilizuar këtu”.

Diplomati u kërkoi historianëve të jenë të drejtpërdrejtë dhe sfidues ndaj tij dhe qeverisë britanike edhe për kërkesat që mund të kenë.

Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi përmend Kanalin e Korfuzit, luftën e dytë, interesin britanik vetëm si gjeopolitike pa lënë mënjanë diskutimin shkencor nëse Konferenca e Londrës e themeloi apo e copëtoi Shqipërinë.

“Mendoj se duhet ta shohim Britaninë jo si çështje e ditës, çështje e emigrantëve, e yjeve që janë në Britaninë, çështje dashurish që kanë politikanë të caktuar ndaj Britanisë, apo çështje e arrogancës që kanë politikanë të caktuar në Britani  ndaj Shqipërisë, apo ne ndaj Britanisë, por duhet ta shohim si shtet serioz me rol të madh, më me histori, me diplomaci   aktive, me rol të madh ndërkombëtar, me fuqi vendimmarrëse dhe me nevojën për ta bërë vend mik e për ta pasur në krah kur ka vendime politike”, ka thënë Afrim Krasniqi.

Konferenca trajtoi ngjarje kyçe të shekullit të 20./m.j

Next Post
perdhunimi1-768×432

"Ai bënte lëvizje të turpshme..."/ Dëshmia e vajzës, ky është 28-vjeçari shqiptar që tentoi të përdhunonte të renë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In