• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Emigracioni bëhet shqetësues, EUROSTAT: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

by Os De
16/09/2025 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. 

Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së. 

Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit. 

Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë. Pas vitit 2015 ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje. 

Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024. Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve evropiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme. 

Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së. 

Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomik është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim. 

Paga mesatare në Shqipëri ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore. 

Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane. Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje. 

Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit. 

Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./ Monitor 

 

Next Post
Sërish paratë llaç e tulla, një e treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Sërish paratë llaç e tulla, një e treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Comments 2

  1. Igor says:
    1 year ago

    Haq ma pak Shqipetare ne Shqiperi haq ma te larta behen rogat e deouteteve edhe pa popull por edhe sa kohe kemi qe te zhdukemi krejtesisht si popull vetem dote mbeten Berisha ,Ramama,Basha ,Kryemadhi ,Jozefina dhe disa Kriminele te tjere.

    Reply
  2. Lui says:
    1 year ago

    Paga, paga e ben njeriun dinjitoz dhe mos te arrije deri aty sa te kerkoje te drejtat baze o usta Rama. Sic ben ato aksionet qe liron hapesirat publike, ( mire qe i ben), ashtu duhet te besh dhe aksione te perhershme per te mbajtur nen kontroll cmimet. Ose nese nuk arrin te mbash nen kontroll cmimet sepse thua me arrogance kete rruge zgjodhem (kapitalizmin), atehere rrit pagat qe te pakten raporti page/cmime te jene ne mesataren e BE-se. Nuk iken askush me deshire e me qejf larg vendit te vet. Provoje rrite pagen minimale jo me pak se 800€ neto e pagat e tjera si rrjedhoje do rriten mbi 1300€, sigurisht duke pasur keto cmime qe jane sot, atehere do e shikosh a do ike me njeri ne emigracion..?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In