• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërtimet gjeografike të relievit shqiptar/ Korrigjohen mbi 41 pasaktësi në platformat online

by A R
07/06/2021 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme me anë të një video të publikuar sot ka bërë të rezultatet e arritura deri më tani në kuadër të fushatës për korrigjimin e emërtimeve gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.

MEPJ, thekson se në bashkëpunim me ASIG dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare, është arritur korrigjimi i mbi 41 pasaktësive të publikuara në platforma të ndryshme online.

Ndërkohë së fundmi, në maj të këtij viti u korrigjua edhe emërtimi i lumit Vjosa në platformën ‘Microsoft Bing’, i cili në rrjedhën e tij brenda territorit shqiptar në këtë platformë njihej nën emërtimin Aoos.

“Në korrik të vitit 2020, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nisi një fushatë për korrigjimin e emërtimeve gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në video.

“Pas evidentimit të 41 pasaktësive të publikuara në platformat “Google Maps” dhe “Google Earth”, MEPJ në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) iu drejtua kompanisë Google me një kërkesë për riemërtimin e tyre. Pasaktësitë u korrigjuan brenda tetorit të vitit 2020”, theksohet në video.

“Një kërkesë e ngjashme iu dërgua edhe platformës “Microsoft Bing” për rregullimin e emërtimit të lumit Vjosa, i cili në rrjedhën e tij brenda territorit shqiptar në këtë platformë njihet në emrin Aoos. Ky emërtim u korrigjua në maj të vitit 2021”, theksohet më tej në video.

“Gjatë 2020 nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Ministritë e Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës i kërkuan drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple z. Tim Cook, marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps. Kosova u vendos në hartën e Apple gjatë muajit gusht të vitit 2020”, theksohet në video.

Fushata e ndërmarrë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme synon rregullimin e çdo pasaktësie të kësaj natyre, duke i shërbyer aksesit sa më të plotë dhe të saktë të emërtesave gjeografike nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe të huajt që vizitojnë vendin tonë.

/a.r

Next Post
Vdekja e mistershme e 23-vjeçares, studiuesi shpjegon simbolet në trupin e Evgjeni Baxhos

Vdekja e mistershme e 23-vjeçares, studiuesi shpjegon simbolet në trupin e Evgjeni Baxhos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In