• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Emeritus” Ratzinger/ Fshatari gjerman që u bë Papa Benedikti. U kërkoi falje viktimave të ngacmimeve e abuzimeve seksuale nga klerikët

by Java News
02/01/2023 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sheshin e Shën Pjetrit, në drejtimin e Papa Françeskut do të bëhet varrimi i Papa Benediktit, i cili vdiq mëngjesin e të shtunës në moshën 95-vjeçare, do të bëhet të enjten e 5 janarit në orën 9:30.

“Të pranishmen” pritet ta japin liderët politikë dhe fetarë, të cilët do të udhëtojnë për në Vatikan për këtë ceremoni. Tashmë, nga 2 janari, trupi i Papës së ndjerë do të ekspozohet në procesion publik.

Nga një familje fermere te kreu i Kishës Katolike Romake

Rruga e Joseph Ratzinger, siç njihej në botë, filloi në Gjermani, ku ai lindi si fëmijë i një familjeje fshatare dhe përfundoi në një manastir, në mjediset e Vatikanit, ku banonte që nga viti 2013, kur ai i befasoi të gjithë duke bërë të ditur synimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e tij erdhi për arsye shëndetësore. Ai vetë u bë papa i parë që e bëri këtë pas 600 vjetësh. Që atëherë, ai ka marrë titullin Papa Emeritus.

Gjatë misionit të tij ai u kërkoi falje viktimave të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale nga klerikët, një skandal që ka tronditur Kishën Katolike Romake.

Papa Emeritus Benedikti, Joseph Ratzinger, lindi më 27 prill 1927 në Passau, Gjermani. Babai i tij vinte nga një familje fermere dhe ishte pjesëtar i xhandarmërisë vendase, ndërsa nëna e tij, para se të martohej, kishte punuar si kuzhiniere në hotele të ndryshme.

Ratzinger i kaloi vitet e adoleshencës në një distancë të shkurtër nga kufiri austriak, afër Salzburgut. Siç kishte thënë vetë, ai përjetoi qëndrimin armiqësor të nazistëve ndaj kishës katolike dhe ishte dëshmitar okular në ditën kur famullitari i tij u rrah nga nazistët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u caktua në forcat rezervë kundërajrore dhe më pas, nga viti 1946 deri në vitin 1951, studioi teologji dhe filozofi në Mynih. Më 29 qershor 1951 shugurohet meshtar dhe filloi menjëherë mësimdhënien e teologjisë, bashkë me profesorë të njohur të kohës, në Bon. Ai mori pjesë, si studiues, në Koncilin e Dytë të Vatikanit, nga viti 1962 deri në vitin 1965. Në vitin 1977 Papa Pali VI e emëroi atë kryepeshkop të Mynihut dhe po atë vit u emërua kardinal nga i njëjti pontifikat.

Në vitin 1981, Papa Gjon Pali II emëroi Joseph Ratzinger në krye të “ministrisë” së Vatikanit për korrektësinë e besimit, dhe siç ka theksuar vetë Vatikani, “puna e tij e përgjithshme, si bashkëpunëtor i Papa Gjon Palit II, ishte e qëndrueshme dhe e vlefshme”. Pak para vdekjes së tij, Papa polak i kërkoi të shkruante reflektimet e Rrugës Katolike të Martirizimit, (Via Crucis) për Pashkët 2005, në Koloseum.

Më 19 prill 2005, Benedikti u zgjodh pontifik nga Konklava e Kardinalëve. Pika kryesore e saj e referencës, nevoja për të arritur paqen në të gjitha rajonet e planetit. Në të njëjtën kohë, ai u përpoq të kufizonte fuqinë burokratike të disa zyrave të larta të Vatikanit të kryesuara nga klerikë dhe theksoi dialogun ndërfetar, veçanërisht me ortodoksët. Kishte shumë analistë që vunë në dukje se Benedikti donte të ringjallte disa elementë tipikë të traditës, duke filluar nga veshjet e tij; për shembull, ai kishte veshur edhe një herë një pelerinë dhe kapele të kuqe, carmauro dhe tabaro dhe këpucë të kuqe.

Siç shkruan shtypi italian, ai ishte edhe Papa i parë që u kërkoi falje viktimave të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale të kryera nga klerikët. Ai takoi shumë nga viktimat e këtyre sjelljeve të qortueshme dhe traumatike. Për shembull, në lidhje me Irlandën, në vitin 2006 Papa bëri thirrje për dorëheqjen e peshkopëve të atyshëm, të cilët nuk i kishin luftuar me vendosmëri të mjaftueshme rastet e abuzimit të fëmijëve brenda Kishës Katolike.

Por në vitin 2011, disa shoqata të viktimave të abuzimit klerik shkuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke akuzuar papën gjerman dhe klerikët e tjerë të lartë të Vatikanit për krime kundër njerëzimit dhe mbulim të abuzimit seksual. Në vitin 2012, padia dhe akuzat u rrëzuan nga vetë avokatët e tyre.

Më 28 shkurt 2013, Benedikti dha dorëheqjen zyrtarisht si pontifik, duke shkaktuar habi të madhe për besimtarët katolikë dhe më gjerë. Shkak i këtij vendimi, siç ka nënvizuar ai vetë, janë bërë problemet e tij shëndetësore, të cilat i ishin përkeqësuar. Pas zgjedhjes së Françeskut, Benedikti u emërua “Papa emeritus i Kishës Katolike Romake”.

Next Post
Nënat me 3 e më shumë fëmijë do t’u paguhen sigurimet/ Rama: Aplikimi në e-albania! Pagesa deri 5 vitet e para të fëmijës

Nënat me 3 e më shumë fëmijë do t’u paguhen sigurimet/ Rama: Aplikimi në e-albania! Pagesa deri 5 vitet e para të fëmijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com