• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërimi i kreut të ri të AMA-s/ Reagon Vokshi: PD: SPAK ta hetojë për shpërdorim detyre, Rama injoroi thirrjet e BE dhe OSBE

by Java News
08/07/2021 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me emërimin e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive e votuar me shumicë votash nga Parlamenti ditën e djeshme.

Përmes një deklarate, demokratët e cilësuan skandaloze emërimin e Krasniqit e cila ka qenë dhe zëdhënëse e kryeministrit Rama.

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi tha se Armela Krasniqi është kallëzuar në SPAK gjatë fushatës zgjedhore për shpërdorim detyre.

Ndaj ajo i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos heshtë pas emërimit të saj në krye të AMA-s dhe të hetojë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI.

Parlamenti ilegjitim i vuri dje vulën e regjimit antidemokratik me emërimin skandaloz të zëdhënëses së Edi Ramës në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive. Një militante në drejtimin e Autoritetit që ka në dorë licensat dhe gjobat ndaj televizioneve, përbën një kërcënim serioz për lirinë dhe pavarësinë e medias.

Në detyrën e drejtueses së Agjencisë Telegrafike Shqiptare, militantja e Edi Ramës e shndërroi këtë institucion publik, që mbahet me taksat e shqiptarëve, në një shtojcë të propagandës së qeverisë dhe Partisë Socialiste. Për këtë arsye, gjatë fushatës zgjedhore, Partia Demokratike ka bërë kallzim penal në SPAK për “shpërdorim të detyrës” dhe “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike e zgjedhore”.

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të mos heshtë për këtë rast. Të nxjerrë dosjen nga sirtari, ku qëndron prej gati 4 muajsh, dhe ta hetojë militanten e Edi Ramës! Ky do të jetë një kontribut real jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për lirinë e medias, duke e çliruar Autoritetin e Medias Audiovizive nga militantët e paaftë dhe kamikazë të kryeministrit.

Pas masakrës elektorale të 25 prillit perdja e fallsitetit të Edi Ramës me shqiptarët, me opozitën dhe me partnerët europianë ka rënë. Për asnjë moment, Partia Demokratike nuk ka patur as iluzionin më të vogël se Edi Rama mund të tërhiqej nga rruga e tij antidemokratike për mbajtjen dhe kontrollin e çdo pushteti me çdo mjet!

Me epilogun e turpshëm dhe arrogant, në injorim të plotë të kërkesës së Bashkimit Europian dhe OSBE-së për shtyrjen e procedurës për parlamentin e ri, Edi Rama dëshmoi se prioriteti i tij kryesor nuk është integrimi europian, por pushteti personal. Kryeministri i Shqipërisë u provua sërish si armiku më i madh i fjalës së lirë dhe i medias së pavarur.

Siç paralajmëroi edhe organizata më e madhe e gazetarëve “Reporterët pa kufij”, gjendja e lirisë së medias në Shqipëri do të vazhdojë të përkeqësohet dhe, bashkë me të, do të dobësohen mundësitë për ecjen shpejt përpara me integrimin europian.

Injorimi, shpërfillja dhe turpërimi publik që Edi Rama i bëri dje Bashkimit Europian, OSBE-së dhe disa qeverive mike, shkon në drejtim të kundërt me interesin e shqiptarëve! Qeveria e di mirë se pa përmbushjen e standardeve demokratike, nisja e bisedimeve për anëtarësim mbetet thjesht një akt formal.

Që kjo të mos ndodhë dhe shqiptarët të mos penalizohen për shkak të një regjimi që pushtetin e ka të bazuar tek aleanca me krimin dhe vjedhja e votës, Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të gazetarëve për lirinë e medias dhe në krah të çdo qytetari për të drejtat e tyre.

Bashkë me shqiptarët, e rrëzuam diktaturën 30 vjet më parë dhe nuk kemi për të lejuar një narkokryeministër si Edi Rama, që të na marrë liritë e fituara! Beteja jonë për fjalën e lirë është betejë për demokraci dhe për Shqipërinë si Europa!

g.kosovari

Next Post
Ndërkombëtarët ‘luftë’ Besim Hajdarmatajt në KPA, përfaqësuesi i ONM, Jacobs: Kjo është për të ardhur turp!

Ndërkombëtarët 'luftë' Besim Hajdarmatajt në KPA, përfaqësuesi i ONM, Jacobs: Kjo është për të ardhur turp!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In