• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emërimet në Gjykatën e Lartë/ KLGJ i propozon presidentit 4 kandidatët. Ja cilët janë

by Java News
17/03/2021 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka përcjellë Presidentit të Republikës propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë për katër pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale, të shpallura me vendimet numër 241, 242, 243 dhe 244, datë 09.07.2020.

Në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, brenda afatit të kandidimit kandiduan gjithsej tetë kandidatë. “Me synimin për plotësimin në kohë të pozicioneve të lira, me qëllim bërjen e Gjykatës së Lartë funksionale në një kohë sa më të shpejtë, Këshilli, konsideroi zhvillimin paralelisht të procedurës së verifikimit të kritereve të kandidimit, me atë të vlerësimit etik dhe profesional të kandidatëve për secilin nga pozicionet e lira, duke qenë se për ngritjen në detyrë në gjykatat më të larta kërkohen dy vlerësime etike dhe profesionale të kandidatëve, për të bërë renditjen e tyre dhe përcaktimin e kandidatit të renditur më lart”.

Pas përfundimit të procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë për dy kandidate, respektivisht për shkak të tërheqjes nga kandidimi dhe të skualifikimit dhe përjashtimit nga procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë si rrjedhojë e vendimmarjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjashtë kandidatët e tjerë, Këshilli verifikoi plotësimin prej tyre të të gjitha kritereve të kandidimit, duke vendosur kualifikimin e tyre.

Në vijim, Këshilli vendosi fillimin e fazës së dytë të ngritjes në detyrë, procedurën e përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, duke caktuar edhe relatorin përkatës, pas zhvillimit të shortit. Gjatë kësaj faze, një nga kandidatet u tërhoq nga kandidimi dhe Këshilli vendosi përfundimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë për këtë kandidate.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të administruar, është realizuar renditja e kandidatëve për secilin pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale, sipas së cilës Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e katër kandidatëve, si vijon:

Sokol Binaj;
Albana Boksi;
Sandër Simoni;
Klodian Kurushi

Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron opinionin publik se do të vijojë punën intensive dhe do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm, që pavarësisht vështirësive, të përfundojë sa më parë procesin e plotësimit të vendeve të tjera të lira në sistemin gjyqësor, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.

g.kosovari

 

 

Next Post
E kishin nisur për trajtim në Turqi pas infektimit/ COVID i merr jetën 31-vjeçarit nga Vlora

E kishin nisur për trajtim në Turqi pas infektimit/ COVID i merr jetën 31-vjeçarit nga Vlora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In