• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emërimet në Drejtësi/ Pas pushimeve Kuvendi dhe Presidenti do kenë mbi tavolinë emrat e kanditatëve për “Kushtetuese”

by Java News
27/07/2019 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është koha e duhur për pushime, por jo për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të cilët do të qëndrojnë në detyrë edhe gjatë muajit gusht.

Shtatë anëtarët e Këshillit të emërimeve në Drejtësi parashikohet që së paku dy javët e para të gushtit do të intervistojnë kandidatët, për në Gjykatën Kushtetuese dhe më tej do ti pikëzojnë dhe rendisin, në mënyrë që në muajin shtator, kur Parlamenti dhe Presidenti të kthehen nga pushimet, të kenë gati mbi tavolinë emrat e më të mirëve që pretendojnë Gjykatën Kushtetuese.

Por nga 49 kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese dhe për në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë deri më tani kanë mbetur vetëm 14 kandidatë, prej të cilëve për disa KED do të mblidhet vetëm formalisht, pasi vettingu ka thënë “JO”.

Në mesjavë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vendosë përfundimisht se cilët janë garuesit që plotësojnë kriteret të kandidojnë më tej, për në Gjykatën Kushtetuese dhe kush do të ndalohet duke u përjashtuar nga konkurrimi.

Ky vendim në vetvete është përgjigje e vetingut që kryen Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ndaj pasurive, figurës dhe figurës. Edhe pse shumica e pretendentëve u tërhoqën para apo gjatë verifikimit në të cilin u përfshinë 45 institucione që nga bankat deri tek sigurimet shoqërore.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi deklaron se deri tani kanë marrë kartonin jeshil për shkak të vettingut 4 kandidatë që i përkasin Sistemit të Drejtësisë ndaj edhe ata lejohen për procedurat e mëtejshme.

Për Arta Vorpsin, Fiona Papajorgjin, Besnik Muçin dhe Regleta Panajotin, Këshilli vendosi lejimin e mëtejshëm për kandidim. Të tjerët për të cilët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të shprehet këtë javë janë Elsa Toska, Gezim Allaraj, Eris Hysi, Valbona Bala e cila ngeli në vetting, Rexhep Bekteshi, Petrit Kaja, Sinan Tafaj, Zhaklina Peto, Klodian Rado dhe Marsida Xhaferrllari që është e vetmja që ka marrë një vendim as konfirmim dhe as shkarkim nga vettingu.

“Mendoj që pas këtij momenti brenda dhjetë ditëve ne kemi kohë të kryejmë pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve dhe dërgimin e tyre në organet e emërtesës përkatësisht pranë presidentit dhe kuvendit, pas këtij përfundimi presidenti dhe kuvendi do të kenë 30 ditë kohë në dispozicion, për të emëruar gjashtë gjyqtarët e ardhshëm kushtetues”, shprehet Ardian Dvorani./tch

g.kosovari

Next Post
E rëndë në Divjakë, i riu përdhunon kushërirën e mitur, arrestohet nga policia

E rëndë në Divjakë, i riu përdhunon kushërirën e mitur, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In