• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emergjencat pranë Kryeministrisë: Pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në jug të vendit

by Java News
01/12/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka dhënë informacione rreth situatës mbi përmbytjet që kanë ‘pushtuar’ territorin shqiptar.

 

NJOFTIMI
Gjatë gjithë natës ka vazhduar, si situata e pazakontë e reshjeve të shiut, ashtu dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave shtetërore për përballimin e saj. Shtabet e emergjencës dhe strukturat operacionale kanë mundur të zgjidhin situatat e vështira të krijuara në disa pika si zhbllokimi i segmentit rrugor Kashar-Qendra Tregtare “City Park” në Tiranë dhe evakuimi i qytetarëve në këtë Qendër, shpëtimi i disa qytetarëve të rrezikuar në Derven të Krujës, stabilizimi i gjendjes në rezervuarin e Marikaj si dhe evakuimi i në Fushë Krujë.

Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara. Në disa segmente të këtyre lumenjve po merren masa për të organizuar evakuim të banorëve të rrezikuar, duke filluar nga zonat që preken nga lumi Vjosë. Autoritetet shtetërore po vijojnë zhvillimin e operacionit për përballimin e gjendjes. Kapacitete të reja njerëzore dhe teknike do të zhvendosen në drejtim të Fierit dhe të Vlorës për të përforcuar dhe mbështetur autoritetet vendore.
Shtabet e emergjencave civile do të mblidhen përsëri në të gjitha qarqet e vendit për të rivlerësuar gjendjen dhe për të marrë masat e nevojshme.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të shmangin sa më shumë ekspozimin me rreziqet e shtuara nga situata dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për përballimin e saj.
Si pjesë e këtij njoftimi vijon të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

Thirrje Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë situatës së reshjeve dhe përmbytjeve, duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:
•Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj..
•Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
•Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet.
Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.
•Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
•Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
•Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
•Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
•Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
•Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
•Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;
•Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj..,
•Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve;
•Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;
•Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
•Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.

a.ç
add33494-c457-4b63-ad47-1d44d6eb96e3

b09d8f25-cd4d-44ca-b9a3-05d0a8b8590f

b275b8b0-4616-497b-84dc-842c494568a2

cf031f3f-e2aa-4b27-9cfb-9f648893e32d

Next Post
VIDEO/ Gjirokastra nën ujë, shikoni si është përmbytur qyteti i gurtë

VIDEO/ Gjirokastra nën ujë, shikoni si është përmbytur qyteti i gurtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com