• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emergjencat Civile/ Xhaçka: Jemi gati të ndihmojmë Greqinë!

by Java News
26/07/2018 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka prezantoi sot flotën e emergjencave, ndërsa gjatë fjalës së saj ofroi ndihmë për Greqinë dhe paralajmëroi piromanët për zjarrvëniet e qëllimshme.

“Po e nis këtë fjalë me një solidarizim me popullin grek, për fatkeqësinë e shkaktuar nga zjarret masive. Bashkohemi me dhembjen e familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur dhe lutemi për ta. Të gjithë kemi përjetuar me keqardhje dhe jemi tronditur me atë çfarë është ka ndodhur në shtetin tonë fqinj, me skenat apokaliptike të zjarreve, të cilët, vetëm në pak minuta.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë i gjendet afër qeverisë dhe popullit grek në këto momente të vështira dhe ne ndajnë me ta dhimbjen për humbjet njerëzore. Qeveria jonë ka marrë vendimin për të akorduar një ndihmë financiare për qeverinë e Greqisë. Me këtë rast, unë do të doja të siguroja kolegun tim, Ministrin e Mbrojtjes, z. Panos Kammenos, që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të gatshme t’ju ofrojnë ndihmën e tyre kolegëve fqinj, nëse kjo gjykohet e nevojshme. Urojmë që situata të vendoset sa më shpejt nën kontroll”, tha Xhaçka.
Referuar zjarreve në Greqi, ministrja tha se ky është një moment që secili prej nesh duhet të nxjerrë mësime dhe të marrë përsipër përgjegjësitë institucionale dhe qytetare.

“Jam sot këtu për t’ju ofruar sigurinë se MM dhe Forcat e Armatosura janë në çdo kohë të gatshme për të vepruar. Ato janë të gatshme edhe kur të tjerët janë me pushime. Kjo është detyra që ne kemi marrë përsipër. Ne jemi gjithmonë në garë me kohën dhe nuk kemi alternativë tjetër, vetëm të dalim fitimtarë në këtë garë.

Emergjencat Civile janë bërë tashmë fronti ynë i luftës. Është një luftë e paparashikueshme, si të gjitha luftërat, një luftë që në çdo moment është e gatshme të marrë jetë njerëzish, të shkatërrojë prona publike dhe private që janë vënë me shumë mund dhe djersë.

Por këtë luftë MM dhe Forcat e Armatosura nuk mund ta përballojnë të vetme. Ne, të gjithë së bashku: Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të pushtetit, prefekturat dhe organet e qeverisjes vendore, por edhe qytetarët, duhet të bashkojmë forcat jo vetëm që të shmangim pasojat e EC, por edhe të parandalojmë shkaqet e ndodhjes së tyre”, u shpreh Xhaçka.
Ministrja paralajmëroi se çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo më keq akoma, me paramendim, do të marrë ndëshkimin e duhur nga organet përkatëse

“Dua të lëshoj një apel për të gjithë, se çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo më keq akoma, me paramendim, do të marrë ndëshkimin e duhur nga organet përkatëse.

Ne kemi marrë të gjitha masat dhe po koordinojmë punën me qëllim që strukturat përkatëse të jenë në gatishmëri maksimale për të ndërhyrë në çdo moment, për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe pushuesve.

Përballja me EC është një operacion kompleks dhe jo i lehtë për t’u menaxhuar. Sigurisht që kjo kërkon gjithashtu edhe mjetet dhe teknikën e duhur”, theksoi Xhaçka.
Në krah të ministres u shfaq për herë të parë që pas marrjes së detyrës edhe Drejtori i ri i Emergjencave Civile, Haki Çako.

ma.me

Next Post
Biblioteka Kombëtare “i vë drynin” derës, reshjet dëmtojnë librat dhe koleksionet

Del ekspertiza: Ja pse u përmbyt Biblioteka Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

November 13, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

November 13, 2026
VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

November 13, 2026
Marrëdhënie seksuale me të miturën, dënohet me 25 vjet burg 67-vjeçari në Fier

Tjetërsimi i tokës me dokumente false, Gjykata e Fierit jep masat për 5 personat e akuzuar! Lë në burg 4 prej tyre, njëri lirohet (EMRAT)

November 13, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Transferimi i dyshimtë nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Sadleva Bodon, Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve!

November 13, 2026
Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

Kombëtarja dhe shifrat/ Historia përsëritet me Bjellorusinë, nga Reja te Maran ndryshon vetëm një detaj!

November 13, 2026
Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

Vetëm nëntë muaj në detyrë, Afrim Qendro jep dorëheqjen si kreu i IKMT-së

November 13, 2026
Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

Hita në Itali, takime me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Antimafias: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

Liga e Kombeve/ Fitorja me Finlandën, ‘Sofascore’ u vendos notat lojtarëve të Kombëtares! Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë…

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In