• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emergjencat Civile në alarm: Fieri dhe Vlora rrezikojnë të përmbyten

by A R
29/11/2017 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emergjencat Civile kanë bërë një komunikim në lidhje me marrjen e masave emergjente për situata të pritshme të parashikuara nga IGJEUM dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të përmbytjeve për Evropën.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve.

Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.

Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.
Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së premte.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier parashikohet se mund të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë, 2 Dhjetor 2017.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte, 1 Dhjetor 2017.

Për sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile udhëzon në mënyrë të veçantë të gjithë Prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit, të cilët duhet të kryejnë veprimet, si më poshtë:

– Të mbledhin urgjentisht Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile (Shtabin e Emegjencave Civile) në rang qarku dhe bashkie duke dhënë detyra për çdo institucion që ka përgjegjësi për emergjencat civile, dhe këto të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës.

– Të kërkojnë menjëherë raport nga drejtuesit e Drejtorive Rajonale të ARRSH, Shëndetësisë, OSHEE-së, dhe gjithë institucioneve të tjera rajonale me varësi qëndrore, në lidhje me masat e marra për përballimin e situatës nga reshjet dhe përmbytjet.

– Të bashkëpunojnë me subjektet kontraktore dhe Drejtoritë e Rajoneve të ARRSH për mbajtjen e akseve rrugore të hapura për qarkullimin e mjeteve.

– Të kontaktojnë me drejtuesit e Policisë së Shtetit për monitorimin e akseve rrugore dhe për mbajtjen hapur të tyre për qarkullimin normal të mjeteve.

– Të sigurojnë në bashkëpunim me OSHEE mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave. Te angazhojne struktura per mbikqyrjen e nivelit te lumenjve dhe forcojne argjinaturat ne pika te dobeta.

– Të sigurojnë ujësjellësit dhe tubacionet e furnizimit të ujit të pijshëm, si dhe aksesorët e tyre (pjesë ndërrimi), për problemet që mund të shkaktohen nga përmbytjet.

– T`u krijohen mundësitë për veprim gjithë strukturave Operacionale të EC si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH, për të përmirësuar situatën.

– T`u kërkojnë Kompanive private, pavarësisht kontratave të punës, që të angazhohen në ndihmë të shtabeve te emergjencave civile në bashki e prefektura, kjo bazuar në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’, për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.

– Të sigurojnë paraprakisht mjete transporti dhe pastrimi nga subjektet private apo individë për t’i patur në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente që mund të krijohet.

– T`u kërkojnë Drejtorive të Bordeve të Kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE, të fillojnë nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.

– Të marrin masa për njoftimin e komunitetit të tyre që t`i bindet lajmërimit të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, për minimizimin e lëvizjeve të shumta të popullatës dhe sidomos e fëmijëve të mitur të pa shoqëruar nga të rriturit, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, kjo sipas detyrimeve të parashikuara në Ligjin nr. 8756, “Për Emergjencat Civile”.

– Të mbajnë kontakte të vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC).

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së!

Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së!

November 26, 2026
Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit!

Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit!

November 26, 2026
AKU inspekton 160 subjekte dhe vendos 8 gjoba me vlerë 1,46 mln lekë, bllokohet edhe 2 ton mish!

AKU inspekton 160 subjekte dhe vendos 8 gjoba me vlerë 1,46 mln lekë, bllokohet edhe 2 ton mish!

November 26, 2026
“Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg anëtarësimit”- Meçe: BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah gjatë protestave të dhunshme!

“Kos rikonfirmoi që Shqipëria është një hap larg anëtarësimit”- Meçe: BE i ka qëndruar Shqipërisë në krah gjatë protestave të dhunshme!

November 26, 2026
“Kemi marrë mendime edhe nga magjistratët”- Kodi i ri Penal, Gogu: Procesi i konsultimit vazhdon, takimi i fundit javën e ardhshme!

“Kemi marrë mendime edhe nga magjistratët”- Kodi i ri Penal, Gogu: Procesi i konsultimit vazhdon, takimi i fundit javën e ardhshme!

November 26, 2026
“Jo si favor, por si meritë“- Rama: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE!

“Jo si favor, por si meritë“- Rama: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes së BE!

November 26, 2026
Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

November 26, 2026
Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

November 26, 2026
“Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

“Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

November 26, 2026
BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In