• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emergjencat Civile: Në 24 orët e fundit 10 vatra zjarri

by Java News
18/07/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën monitorim të gjithë situatën e vatrave të zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 10 vatra zjarri në Shkodër, Lezhë, Tiranë. Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës me 15 automjete, 40 forca të ushtrisë si dhe helikopterë.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

QARKU SHKODËR
• Zjarri në fshatin Bleran, Shkodër vijon edhe ditën e sotme. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë janë duke punuar për të shuar plotësisht zjarrin. Për shkak të kushteve atmosferike ndërhyrja me anë të helikopterit dje ishte e pamundur. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 15 ha me shkurre, ferra dhe pisha.

• Në fshatin Vilëz, Shkodër, forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë ende për të shuar zjarrin. Flakët  kanë rrezikuar disa banesa të fshatit. Terreni dhe era e fortë e kanë vështirësuar së tepërmi punën e zjarrfikësve. Sipas raportimeve të forcave zjarrfikëse zjarri dogji rreth 8 ha me shkurre dhe ferra. Në ndihmë të zjarrfikësve është nisur edhe një helikopter për të ndërhyrë nga ajri.

• Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, hamullore dhe bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, hamullore dhe Sherebel.

QARKU LEZHË
• Vatra e zjarrit e cila u riaktivizua ditën e djeshme në Malin e Manatis në Lezhë është shuar plotësisht mbrëmjen e djeshme. 4 automjete të zjarrfikësve si dhe forca të ushtrisë kanë punuar për shumë orë deri sa kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët të cilat rrezikonin disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 10 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.

• Vatra e zjarrit në fshatin Torovicë, Lezhë u riaktivizua ditën e djeshme. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore, për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra si dhe një banesë.

QARKU FIER
Në fshatin Çorrush, Mallakastër ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha.

QARKU VLORË
Në  Bashkinë Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Forcat zjarrfikëse të mbështetura edhe forca vullnetare kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar zjarrin për shkak të terrenit malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 130 ullinj dhe një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN
Në fshatin Hasqok, Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u dogjën rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU TIRANË
Në fshatin Kryezi, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe shkozë.

QARKU DURRËS
Në Lagjen 13, Durrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë me shkurre e ferra.

Next Post
Plagoset me thikë një 21-vjeçar në Berat

TIRANE/ Sherr me thika, plagoset 28-vjeçari, prangoset i dyshuari Ervis Mateli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com