• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emergjenca, inaugurohet salla e re operative

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë u inaugurua Salla e re Operative e Komandimit. Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, përfaqësues të misioneve partnere, si edhe drejtues të lartë të Policisë.

Salla e re operative e Komandimit përbën një kompleks shërbimesh të ofruara nga Policia e Shtetit në kuadër të mbarëvajtjes së rendit e qetësisë publike dhe shërbimit ndaj qytetarit. Përmes teknologjisë dhe stafit të përgatitur, kjo Sallë bën koordinimin në kohë reale të Komisariateve me Policinë Rrugore (në raste aksidentesh), me shërbimin e Shqiponjave (në rast ngjarjesh kriminale); në monitorimin në kohë reale të kamerave policore të trupit, të thirrjeve të emergjencës në Numrin Unik të Emergjencave “112” (aktualisht operativ në Tiranë) dhe të njoftimeve në Komisariatin Dixhital.

Janë të shumta risitë që sjellin sistemet informatike të instaluara në Sallën e Komandimit.  I gjithë procesi (nga marrja e telefonatës deri në raportimin për ngjarjen nga patrulla) kryhet në mënyrë elektronike.  Sistemi i ri për thirrjet e emergjencave “112” mundëson shfaqjen e numrit thirrës dhe vendndodhjen e përafërt të telefonuesit. Salla ka mundësi të monitorojë në kohë reale vendndodhjen e patrullave nëpërmjet sistemit GPS, pjesë e kamerave të trupit.

Në raste ngjarjesh, salla e komandimit ka mundësi të shfaqë në ekran në kohë reale pamjet e kamerave të trupit që ndodhen në zonë ose në vendngjarje.  Nëpërmjet sistemit radio të integruar në sistemin “112”, salla mund të flasë njëkohësisht në të gjitha kanalet ose të organizojë thirrje në grup për një komunikim më të shpejtë. Salla ka mundësi të monitorojë sistemin e kamerave të qytetit të Tiranës.

Të gjithë punonjësit në Sallën e Komandimit mund të flasin njëkohësisht me të gjithë operatorët e tjerë në raste ngjarjesh të rënda kriminale me anë të Conference Call, një opsion i cili është aktiv në panelin e tyre Touch Screen.

Nga i njëjti panel Touch Screen përdorin radion e komunikimit dhe telefonatat e ndryshme hyrëse dhe dalëse. Kjo e bën më të lehtë dhe më të shpejtë kohën e reagimit të punonjësit të Sallës së Komandimit dhe njëkohësisht redukton vonesat në komunikimin me shërbimet në terren.

Shqipëria ka sot një numër të unifikuar të emergjencave, “112”. Ai është një numër i përbashkët telefonik, të cilin mund ta përdorë çdo qytetar për të komunikuar me shërbimet e emergjencës (Policinë, Ambulancat, Zjarrfikësen dhe Skuadrat e Shpëtimit).  Në rastet  kur thirrësi nuk mund të përcaktojë venndodhjen e tij, këtë mund ta lokalizojë sistemi i numrit “112” nëpërmjet qelizave të operatoreve telefonikë. Tashmë asnjë telefonatë nuk humbet, ndryshe nga sa ndodhte më parë kur Policia e Shtetit humbiste 1/3 e thirrjeve telefonike nga qytetarët, në mungesë të një sistemi solid.

IMG_8085IMG_8327

Next Post

Basha: Rinisim negociatat pa humbur asnjë minutë, ka shanse për konsensus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In