Kallëzimi në Prokurorinë e Posaçme i ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit Genc Ruli, 14 ish-zyrtarëve të tjerë dhe gjyqtarit Lazër Sallaku për dosjen CEZ, është shoqëruar me disa prova të forta, disa prej të cilave të pashqyrtuara më parë nga drejtësia ose të anashkaluar.
Pjesë e këtyre provave, referuar kallëzimit të juristit dhe ekspertit ligjor të OSHEE, Romeo Kara, janë qindra e-maile të CEZ-it, që zbardhin të gjithë prapaskenën e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha, proces i cili i ka shkarkuar shtetit shqiptar mbi 400 milionë euro dëm.
Juristi Kara pohon për SPAK-un se këto prova nuk janë shqyrtuar më parë. E-mailet nxjerrin në pah rolin e sekserit kryesor Nuel Kalaj në shitjen e 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ si dhe favorizimin më pas të CEZ në dëm të shtetit shqiptar, duke ndërhyrë tek qeveria Berisha.
E-mailet komprometojnë rëndë pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha, të ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të tij të kallëzuar, të cilët kanë pranuar kërkesat e Nuel Kalajt për favorizim të paligjshëm të CEZ me njohjen e borxhit të keq, çmimin e energjisë, etj.
Po si ranë këto e-maile në duart e juristit Romeo Kara?
“Përgjatë kryerjes se detyrës sime si ekspert ligjor i OSHEE-se, kam konstatuar në shkresa, e-maile dhe dokumente zyrtare, mjaft fakte dhe prova, që me shtynë të investigojë procesin shumë të përfolur të privatizimit të OSSH-se në vitet 2008-2009. Si pikënisje ka shërbyer leximi i disa qindra e-maileve të ofruara nga vetë CEZ-Group, nëpërmjet studios avokatore Clifford Chance, në vitin 2014, si suport që ata do të na jepnin ne në lidhje me mbrojtjen e interesave të kompanisë ndaj pretendimeve që kompania DIA-dega Shqipëri kishte ngritur në arbitrazhin e Venës”, thuhet në kallëzim.
Disa nga e-mailet janë parë nga prokuroria dhe gjyqtari Lazër Sallaku që mbylli dosjen, por nuk janë vlerësuar dhe si pas tyre nuk provojnë ndërhyrjen e paligjshme të Nuel Kalaj dhe se nuk përmendet premtimi për para. Por, kallëzimi i referuar në SPAK ka edhe një tjetër pikë të fortë.
Në kallëzim thuhet se prokuroria dhe gjykata nuk e kanë trajtuar fare faktin e mungesë së protokollit në lidhje me privatizimin e OSSH.
“Nuk është zbatuar neni 42, pika 3 e Ligjit për prokurimin publik lidhur me mbajtjen e protokollit të kësaj procedure. As në ministrinë përgjegjëse për këtë proces, as në OSHEE dhe as në Kryeministri nuk është gjetur asnjë dosje e protokolluar në lidhje me këtë procedurë. Kjo çështje nuk është trajtuar fare nga prokuroria, edhe pse pasojat janë tepër të rënda. Nëse do të hetohej si duhet, prokuroria do të na kishte ofruar edhe shkakun pse nuk është ruajtur e plotë kjo dosje në protokoll, por edhe shkaktarët, urdhëruesit, përfituesit dhe ekzekutuesit. Gjithashtu gjykata as që i vuri rëndësi këtij fakti”. /shqiptarja.com/
Burg per sali berishen dhe ti konfiskohen te gjitha pronat ky duhet te jet verdikti nga spak ne se jan te pa korrutuar si po thon