Një djalë 23-vjeçar i shtruar në urgjencën e QSUT-së ka pasur nevojë urgjente për gjak dhe për këtë shkak mediat janë bërë sëbashku dhe kanë shpërndarë të dhënat e tij.
Ermal Mici kishte nevojë për gjaktë grupit 0 negativ dhe mes njerëzve që kanë ofruar ndihmën e tyre ka qenë edhe aktorja shumë e njohur Ema Andrea.
Pedagogia e Akademisë së Arteve sapo ka parë njoftimin është treguar e gatshme ta ndihmojë Ermalin dhe të bëjë detyrën e saj si qytetare.
Albeu.com ka kontaktuar me aktoren e cila ka treguar se paraditen e sotme ka dhuruar gjak për Ermalin dhe se e vetmja dëshirë që ka është që Ermali të shërohet.
“Vëmendja duhet te jetë tek Ermali. Unë e bëra për të“- është shprehur ajo për gazetaren e Albeu.com.
Ajo gjithashtu e ka vënë theksin në sensibilizimin e njerëzve në situata të tilla.
“Uroj të shpëtojë vertet”
a.ç