Këngëtarja Elvana Gjata, duket se tashmë i është rikthyer traditës jo vetëm në këngë, por edhe në veshje.
Ajo ka publikuar një foto në “Instagram”, ku me duart e kryqëzuara në formën e shqiponjës, ajo nuk resht së treguari dashurinë për atdheun që pas suksesit me këngës “Kuq e Zi”.
Foton që ka postuar në rrjetin social “Instagram”, Elvana ka ndarë në dy pjesë. Në njërën shfaqet vetë ajo e veshur me rroba popullore tradicionale, ndërsa në anën tjetër është këngëtarja Nexhmije Pagarusha, e cila është e veshur po me të njëjtat rroba.
Me këtë foto, Elvana Gjata i ka kujtuar publikut dhe fansave të saj se ajo di të mbajë traditat.













