• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elvana Gjata në polici: Ja si mi vodhën 3 mijë euro dhe telefonat

by A R
26/12/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elvana Gjata ka përjetuar një situatë të hidhur teksa punonte për hapjen e biznesit të saj të ri në Tiranë për shitjen e fustaneve të nusërisë. Më 22 qershor 2015, teksa ishte ende në fazën e punimeve, në ambientet e biznesit, asaj i kanë vjedhur dy telefona celularë, portofolin me dokumente personale dhe një shumë prej 3 mijë eurosh. Ngjarja është mbajtur e fshehtë, ndonëse këngëtarja ka bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës. Identiteti i autorit është zbardhur shpejt nga policia, shkruan “Panorama”.

Pas arrestimit, policia ushtroi një kontroll në banesën e tij ku u gjendën disa nga sendet e vjedhura. Përveç sendeve të këngëtares në banesën e Ervin Tahirit, policia ka gjetur dhe një pistoletë imituese zhurmash, disa fishekë luftarakë dhe një vazo ku rritej një bimë kanabis sativa. Të gjitha detajet e ngjarjes zbardhen në vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e shpalli fajtor të pandehurin Ervin Tahiri për akuzën e “vjedhjes”, “mbajtjes pa leje të municionit luftarak” dhe “kultivimit të bimëve narkotike” dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burg. Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

SI NDODHI GRABITJA E KËNGËTARES

Në kallëzimin e saj të bërë më 22 qershor 2015, Elvana Gjata ka pohuar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se ka hapur një biznes për shitje fustanesh nusërie në rrugën “Sulejman Delvina”. Rreth orës 18:00 të kësaj dite, ajo ka qenë në këtë biznes duke u marrë me ndriçimin e katit të dytë me një grup pune. Kur ishte futur në dyqan, në katin e parë sipër tavolinës, kishte lënë dy celularët e saj të markave “Iphone 6” dhe “Samsung Edge S6” dhe çantën e dorës. Vetë ka hipur në katin e dytë. Rreth orës 18:30, ajo ka dëgjuar një zhurmë, sikur u mbyll dera në katin e parë. Menjëherë ka zbritur poshtë.

Sapo ka zbritur, ka vënë re se të dy telefonat e saj mungonin. Ka kontrolluar çantën mbi tavolinë dhe ka konstatuar se i mungonte një shumë prej 3000 eurosh. Ka njoftuar punonjësit e sigurisë së lokalit dhe policinë. Nga informacionet operative të marra, ka rezultuar se autor ishte një person me emrin Ervin Tahiri. Menjëherë nga ana e policisë është bërë kontrolli i banesës së shtetasit Ervin Tahiri, i cili jetonte me vëllanë dhe babain e tij. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 1220 euro dhe portofoli i Elvana Gjatës, i markës “Michael Kors”. Brenda këtij portofoli janë gjetur leja e drejtimit të mjetit në emër të kallë¬zueses Elvana Gjata dhe një kartë krediti në emër të saj.

Next Post

Avionët rus vrasin liderin kryesor të opozitës siriane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In