Vajza e themeluesit të Top Media, Lori Hoxha reagon lidhur me Festivalin e Këngës në RTSH, ku fituese në minutat e fundit u shpall Arilena Ara.
Ajo shpreh pëlqimin hapur për Elvanën, e cila shihej si pretendentja kryesore.
Këtë gjë e ka treguar me anë të një video të publikuar në Instastory, ku dëgjohet kënga e Elvanës ‘Me tana’.
“Mund të dukem e njëanshme, sepse kam qenë fansja e saj që në fillim, por kjo këngë të bën thjesht të vazhdosh dhe Elvana është Elvana”, shkruan Lori.