• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elton mos u shqetëso, ka edhe me keq se ai Mozziku që të ka mërzitur ty! M*t me shumicë shitet kudo

by Mentor Kikia
29/06/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia 

E dëgjova shqetësimin e Elton Dedës lidhur me degjenerimin e muzikës, ose më saktë të ca llojeve të saj.

Kam lexuar edhe shumë komente(punë e vështirë kjo, por unë e bëj për të kuptuar më shumë se kush është fajtori në shumë gjëra jo të mira në këtë vend).

Po e shkruaj këtë reagim timin në formën e një “replike” më Eltonin.

Elton, unë dëgjova shqetësimin tënd, por dëgjova, ose më saktë e shikova edhe atë këngën që thua ti. Parime gazetareska këto – quhet referoju të dyja anëve.
Ti kë te drejtë!

Ajo, si shumë e shumë të tjera, nuk është këngë. Është i njëjti produkt. Një video me makina të shtrenjta, me ca vajza gjysmë lakuriq që spërdridhen, njëri që reciton ca vargje, që as ai vetë nuk ua di kuptimin, dhe kjo quhet këngë. Por në fund, ajo kënga e tij shikohët shumë më tepër se këngët e tua Elton.

Eshtë për të ardhur keq, por është e vërtetë. Të thashë që lexova shumë komente që të japin të drejtë ty, dhe që shajnë këngën, këngëtarin, dhe ato çingijet që quhen balerina në rrjetet sociale.

Por, kur të gjithë e shajnë këtë këngë Elton, kush e shikoi pastaj në Yotube që ishin bërë më shumë se 4 milion?
Kësaj pune nuk ke çi bën Elton, derisa këtu nuk ka një “drejtori këngësh”, për të vendosur se kush bën e kush jo. Jemi në demokraci, vend i lirë, ekonomi tregu dhe shitet ai mall që pëlqen konsumatori.

Eshtë njësoj sikur të dalësh ti në pazar Elton, e të shesësh mjaltë me bidona. Dhe pranë teje, njëri që shet m…. me qyp. Ti i thua: Ik tutje se na qelbe vendin. Po çthua more, a e shikon radhën, të gjithë blejnë m… nuk ngopen, pse të iki?

Por e keqja nuk është vetëm kaq. Nuk shitet m…. vetëm në fushën tënde. Edhe në timen, shumë më tepër. Nëse unë bëj një lajm për krizën ekonomike apo për spitalet, sja ndjen njeriu.

Po të shkruaj që ky këngëtari që thua ti, u kap mat me një dashnore të re, do të “çahet” rrjeti, sikurse thonë këta “youtubsat”. Pastaj të gjithë do ta shajnë edhe atë edhe dashnoren e radhës, mos u bëj xheloz.

Nëse në një studio TV-je do të ftohet një mësuese e shquar, të flasë për shkollën, shikuesit do të ndërronin kanal. Ama, po të dalë njëra që flet për burrin e tretë, si e kapi, ku e kapi, ku i kalon pushimet, ça makine ka, sa Euro e bleu shtëpinë, e të tjera si këto, portalet dhe rrjeti do të “çahen” sërish Elton. Dhe në fund edhe këta do ti shajnë, mos u bëj merak.

Por m…. me shumicë shitet kudo Elton. Ke vënë re në zgjedhjet për deputetë? Dikur kishte shumë profesorë, mjekë, inxhinierë, ekonomisë. Por sa doli në pazar ai që shite m…., ikën këta.

Vëri popullit përballë një profesor universiteti dhe një trafikant, kë do të votojnë? Trafikantin padyshim. Ka para ai, thonë, do të dalë ndonjë gjë edhe për ne.

Profesori as morra s’ka. Pastaj e di çfarë ndodh? Të gjithë sulen e shajnë qeverinë, parlamentin, kryetarin e bashkisë, deputetët, ministrat.

Shajnë e ikin, marrin rrugët, se ky vend nuk bëhet kurrë.

Next Post
Reklama e turpit që i kushtoi Shqipërisë 1.4 milionë euro

Reklama e turpit që i kushtoi Shqipërisë 1.4 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In