• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elsona tregon dramën në familje: Babi e lidhte mamin në krevat me litar, e rrihte. Kalonim natën jashtë, na mbulonte mami me gjethe

by Java News
07/11/2021 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti në studio historinë e Elsonës, një vajzë e re 20-vjeçare. Në rrëfimin e saj të dhimbshme, ajo tregon historinë e familjes. Elsona është fëmija i dytë pas një djali dhe 2 djemve të tjerë pas saj. Martesa me shkuesi e nënës së saj, Angjelinës  nuk ka qenë aspak e lumtur. U desh vetëm një vit që Angjelina të ishte viktimë e dhunës për shkak të alkoolit që bashkëshorti konsumonte.

Gjatë shtatzënisë me njërin nga djemtë, ai e ktheu te prindërit e saj ku nuk gjeti mbështetjen e duhur dhe nëna e Elsonës detyrohet të shkojë sërish te bashkëshorti. Asgjë nuk ndryshoi, Elsona tregon se ajo ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të dhimbshme.

Elsona: Kanë filluar torturat që në atë kohë dhe ka pasur shumë raste që i kam parë vetë.

Ardit Gjebrea: I ke parë vetë? Ke qenë dëshmitare?

Elsona: Po, kam qenë dëshmitare. Ka qenë një rast, se babi sa herë pinte, vinte në shtëpi dhe i gjuante direkt mamit, shumë.

Ardit Gjebrea: Edhe në syrin tuaj?

Elsona: Po, i gjuante shumë dhe mami vetëm binte në tokë e nuk ndiente asgjë. Ka pasur raste e ka lidhur në krevat me litar, e rrihte shumë.

Ardit Gjebrea: Po ju çfarë bënit?

Elsona: Ne ishim të vegjël, unë mundohesha ndonjëherë të ikja fshehurazi ta zgjidhja mamin, të bëja ndonjë gjest, por ai më shtynte, më gjuante.

“Detyroheshim ta kalonim natën jashtë në fushat e misrit”, Elsona tregon historinë e dhimbshme

Elsona, e cila ka ardhur në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh së ëmës, tregon edhe historinë e dhimbshme të familjes së tyre. Kur ishin ende të vegjël, për shkak të dhunës nga babai, i cili ishte i alkoolizuar, e ëma trembej dhe i merrte fëmijët në ara për të fjetur jashtë.

Ardit Gjebrea: Si e përjetonit ju momentet e kthimit të babait në shtëpi?

Elsona: Ne në fakt e përjetonim keq se qanim shumë që vinte ai, por mami im kur e merrte vesh që babi do të vinte na merrte dhe iknim të flinim përjashta, na mbante jashtë.

Ardit Gjebrea: Po ku përjashtë?

Elsona: Në Shkodër kemi qenë në një fshat ne dhe ka pasur fusha misri e na merrte na fshihte, në pemë, në mal, ajo kishte shumë frikë.

Ardit Gjebrea: Po si flinit, e kalonit natën në fushat e misrit, në bar?

Elsona: Po, e kalonim natën jashtë.

Ardit Gjebrea: Gjatë verës shpresoj, apo edhe në dimër?

Elsona: Jo, edhe në dimër, që ka qenë shumë ftohtë.

Ardit Gjebrea: Po si ia bënit, të flesh natën jashtë në dimër?

Elsona: Na mbulonte mami, me gjethe. E ëma kthehej në shtëpi rreth orës 4-5 të mëngjesit për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte ende në djep, e më pas merrte fëmijët e tjerë.

Elsona i jep mesazhin mamasë në studio: Nuk duhet ta lëshosh veten, një ditë do të të kuptojme

Elsona ftoi në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” nënën e saj, Angjelinën, e cila është viktimë e dhunës nga bashkëshorti. Pas vitesh të tëra nën kthetrat e një martese të palumtur, të frikshme, ajo gjeti forcën për të marrë katër fëmijët e saj dhe të largohej nga Shkodra.

Me ardhjen në Tiranë, u përpoq të gjente një punë, të strehonte fëmijët, madje edhe t’i jepte një shans të fundit bashkëshortit përpara se të mbaronte gjithçka. Nga ana tjetër, djali i madh, tashmë në moshën 24-vjeçare, fatkeqësisht ka ndjekur hapat e të atit.

Por në fund është Elsona, e cila i kërkon së ëmës të gjejë forcën për të kaluar sepse në fund të ditës, ajo ka luftuar fort për të dhe vëllezërit e saj.

Elsona: Sa e bukur je bërë moj!

Angjelina: Faleminderit, shpirti i mamit!

Elsona: Shiko ma, unë nuk kam ardhur vetëm këtu, kam ardhur edhe për vëllezërit e mi, e ne të duam shumë ty. Pavarësisht se disa gjëra të mërzisin, por ti ke kaluar shumë gjëra në jetë dhe nuk duhet ta lëshosh veten kaq shumë. Je lodhur shumë për ne, ke bërë shumë për ne, por edhe ne do të vijë një ditë që do të rregullohemi, do të bëhemi më mirë, do të vijë një ditë që do të të kuptojmë, se tani jo se nuk të kuptojmë, unë të kuptoj shumë mirë. Por është edhe pak mosha jonë. Ty mami, të ka mërzitur shumë vëllai i madh, të ka shqetësuar gjendja pse ai po bën fiks si babi, por ti duhet të mendosh që duhet ta kalosh edhe këtë gjë, siç e ke kaluar më parë. Edhe unë të kam mërzitur…

Ardit Gjebrea: Po ti për çfarë e mërzit mamin?

Elsona: Unë e dëgjoj mamin, por ndonjëherë nga frika se mos më bërtet, nuk ia them një gjë tamam.

Ardit Gjebrea: Por këto janë gjëra të vogla, ne duhet të rregullojmë ato të mëdhatë, të vëllait, që shpresoj se është duke na parë tani dhe të reflektojë sadopak sepse ai nuk do të ishte në këtë jetë po të mos ishte mami yt dhe ai duhet të kuptojë të gjithë sakrificën që bën mami, se si e ka rritur, se si është kujdesur për të, se si e ka shpëtuar shpesh herë nga babi dhe që ai nuk duhet të bëjë të njëjtën gjë. Në qoftë se i duhet ndihmë, ne jemi të gjithë këtu për ta ndihmuar sepse ne jetën e bëjmë bashkë./m.j

Next Post
FOTOT/ Në një dhomë 16 metër katrorë me një dritare të vogël për dritë, si jetonin skllevërit në Pompei

FOTOT/ Në një dhomë 16 metër katrorë me një dritare të vogël për dritë, si jetonin skllevërit në Pompei

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Aksident i frikshëm në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, urbani i Linzës përplaset me një fuoristradë dhe bëhen copash! Raportohet se…

FOTO/ Aksident i frikshëm në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, urbani i Linzës përplaset me një fuoristradë dhe bëhen copash! Raportohet se…

September 12, 2026
Goditje e rëndë për Kombëtaren, Strakosha me frakturë në dorë! Do mungojë në 4 sfidat e Nations League

Goditje e rëndë për Kombëtaren, Strakosha me frakturë në dorë! Do mungojë në 4 sfidat e Nations League

September 12, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

Trump i hap derën prodhuesve kinezë të makinave: Mund të prodhojnë në SHBA nëse punësojnë amerikanë!

September 12, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

September 12, 2026
VIDEO/ “Aman ç’i keni këto barsoleta?!”- Rama: Karakaçi ministër i shkëlqyer! Balluku e gjeti, nuk e solli! Akuzat e Berishës…

VIDEO/ “Aman ç’i keni këto barsoleta?!”- Rama: Karakaçi ministër i shkëlqyer! Balluku e gjeti, nuk e solli! Akuzat e Berishës…

September 12, 2026
Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

September 12, 2026
Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së

Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së

September 12, 2026
Tensione në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

Tensione në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

September 12, 2026
Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

September 12, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com