• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elseid Hysaj në preferencat e të mëdhenjve, Conte e do te Chelsea

by Java News
08/04/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elseid Hysaj do të jetë i vëzhguar special në finalet e Euro 2016, pasi emri i tij është shfaqur në listën e merkatos së klubeve më të mëdhenj të Evropës.

Faqja Chelsea News shkruan se blutë e Londrës kanë ringjallur interesimin për mbrojtësin shqiptar të Napolit. Klubi londinez u interesua edhe verën e kaluar, por më pas bleu Rahman Baba, ndërsa Hysaj kaloi nga Empoli te Napoli, duke ndjekur trajnerin Sarri.

Tani në stolin e Chelsea-t do të ulet Antonio Conte dhe ai është i interesuar për 22-vjeçarin kuqezi, i cili i ka befasuar të gjithë në Serinë A. Hysaj ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Napolit, duke u bërë i pazëvendësueshëm në formacionin që lufton për titull në Itali.

Edhe pse luan kryesisht mbrojtës i djathtë, Hysaj ka treguar se luan po aq mirë edhe në krahun tjetër të mbrojtjes.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2020 me Napolin, por largimi mund të jetë vërtet afër, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe klube të tjerë, si Bayern, Bayer Leverkusen apo Atletico Madrid.

Interesimi për të ka qenë deri në rangun e vëzhgimit të kujdesshëm nga afër, pa oferta konkrete, megjithatë është e sigurt që vera do të sjellë të tilla, pas një sezoni fantastik në Serinë A, mbyllur me shfaqjen kryesore të futbollit europian në verë, në Euro 2016.

Next Post

Refugjatët në Greqi, protesta dhe përleshje me policinë kundër kthimit në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In