Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Eleid Hysaj është shprehur tejet i mërzitur pas përfundimit të takimit me Serbinë, për golat e pësuar në minutat e fundit.
Ai ka treguar se në dhomat e zhveshjes ka shkuar edhe Kryeministri Edi Rama i cili është munduar që t’u japë zemër ekipit duke u kujtuar se kanë edhe 1 ndeshje për të luajtur.
“Pas ndeshjes erdhi kryeministri te dhomat e zhveshjes. Ai na dha zemër dhe na përgëzoi për lojën. Gjathashtu na tha ta mbanim kokën lart, pavarësisht rezultatit”, tha Hysaj.
“Sigurisht që jam i mërzitur për humbjen, pasi ishim duke dominuar ne. Po bëjmë gabime të cilat duhet të mos i përsërisim më. Gjithsesi ne po rritemi në çdo ndeshje. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Janë disa raste që Serbia i shfrytëzoi. Kemi dhe një ndeshje me Armeninë që mund të na japë kualifikimin për Francën. Kemi humbur në minutat e fundit, edhe mund të fitonim, por ky është futbolli”, vijoi ai më tej.