• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elseid Hysaj: Babai erdhi me gomone për të plotësuar ëndrrën time

by
22/08/2015 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbollisti i Napolit me origjinë shqiptare, Elseid Hysaj, ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Il Mattino’. 21-vjeçari foli për prejardhjen e tij, ëndrrat dhe karrierën.  ‘Il Mattino’  bën një biografi të shkurtër për Hysajn, duke nisur me fëmijërinë e tij të kaluar në rrugicat e qytetit të Shkodrës.

“Vogëlushi Elseid ngrihej në mëngjes për të luajtur në një cep të rrugës, në Shkodër, qytet që ndodhet në veri të Shqipërisë. Elseid ëndërronte futbollin. Luante dhe më pas ndihmonte nënën e tij Shpresa dhe tre motrat, ndërkohë që babai në vitin 1996,  u nis drejt Italisë me gomonen dhe Elseidi ishte vetëm 2 vjeç.  Prej 14 vjetësh ai qëndroi larg të atit dhe kjo e ka bërë që të ndihet i fortë. Ai thotë se nuk ka kurrë frikë. Kështu nis historia e futbollistit shqiptar që luan për Napolin”, shkruhet në artikull.

hysaj_ok1

Këtu nis historia e futbollistit më të ri shqiptar tek Napoli

Një histori? Është një përrallë e vërtetë. Unë jam i ndërgjegjshëm se ajo që më ndodhi  mua, mund t’i ndodhë vetëm një në një milionë.  Ata që vinë këtu me anije, e bëjnë nga uria. Është e njëjta gjë që ka ndodhur edhe me ne gjatë viteve ’90.

Hysaj, të rritesh në Shqipëri, të bën më të fortë?

Bëhesh më i fortë duke njohur sakrificat e tim ati, ndërkohë që ata që jetonin rreth meje vuanin. Bëhesh më i fortë, duke sfiduar vdekjen nëpërmjet Adriatikut, ku shqiptarët udhëtonin me një gomone që mbante vetëm 10 persona, por brenda saj ndodheshin 30 të dëshpëruar, pranë njëri-tjetrit dhe dallgët që ngriheshin 6-7 metra.  Bëhesh më i fortë duke ditur se shumë prej tyre nuk ia dolën mbanë.

Kështu erdhi babai yt në Itali?

E ka bërë tre herë atë udhëtim nga Shqipëria drejt Italisë. Dy herë është kthyer pas sepse ndjente mungesën e familjes dhe tokës së tij. Më pas nisi që të punonte në ndërtim dhe hapi një kompani të vogël të ndërtimi.

Po tani?

Prej krizës iu desh që ta mbyllte pas 20 vitesh. Tani kjo nuk më intereson sepse mendoj unë për babanë tim. Ai mund të rrijë i qetë e të shohë ndeshjet e mia; e meriton.

Next Post

Pelegrinazh në Malin e Tomorrit, Baba Mondi : Të jemi të bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In