• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elona Agolli: Letra e rrallë e Selman Rizës dërguar tim ati Dritëro

by Java News
06/10/2018 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elona Agolli/

Në morinë e dorëshkrimeve, letërkëmbimeve e dosjeve të shumta të tim eti,, letërkëmbimi me prof. Selman Riza është më i veçanti. Dallohet një respekt e miqësi e ndërsjelltë. Në bisedat familjare shpesh përmendej ,po ashtu, albanologu dhe atdhetari i përveçëm prof .Riza.

Një letër e tij në kohën kur ishte larguar nga Instituti i Gjuhësisë dhe shërbente në muzeun dhe bibliotekën e Beratit, dëshmon shumë më tepër se çdo dokument historik, mendjehaptësinë, kulturën e komunikimit , çiltërsinë dhe kurajon për të vijuar jetën e intelektualit të rrallë edhe në kushtet e vështira të jetesës në Berat , larg qendrës studimore albanologjike .

Letra e shkruar në vitin 1969, të befason me zhdërvjelltësinë e bukurinë e gjuhës . Në fakt ajo përmban vëzhgime kritike gjuhësorë e stilistike për poemën “Baballarët” , botuar nga Dritëroi po atë vit:

“I dashamirësuari Dritëro Agolli,

Në poemën tuaj(jo)të fundit (brendinë e së cilës unë prozaikisht do ta përmblidhnja kështu:”vlerësim reciprok ekzaltues i dy brezave barabar heroikë”),përdorja alternative”baballarë(t)”:”etrit tanë” mendoj se përbën një keqkuptim gjuhësoro-stilistik, midis tjerash, për këto arësye:
1) Në letërsinë tonë fjala “baballarët”(psh. “të kombit “) është përdorur më fort si pezhorative;
2) Në titullin dhe trupin e poemës , emri “baballarët”patjetër është më i pacaktuar , më indirekt dhe, si të thuash, më i ftohtë se togfjalëshi “ etrit tanë”;
3) Përdorje alternative të këtyre dy quajtjeve unë në trupin e poemës nuk i gjeta dot asnjë funksion diferencues të asnjë lloji;
4) Si kumbim, fjalës “baballarët” a nuk është për t’iu parpëlqyer togfjalëshi “etrit tanë”?
5) Si prejardhje , anadollakizmit kaba “ baballarët” a nuk është gjithashtu për t’iu parpëlqyer lashto-shqiptarizmi i zhdërvjelltë”etrit tanë”?

Mora këtë mundimth për të ju kumtuar këtë vërejtjezë një sepse nga ribotimi i poemës suaj kaq të brumët si brendi e kaq të hovshëme si derdhje mund dhe duhet mënjanuar edhe ai më i lehti stonim stilistiko-gjuhësor , dy sepse desha të krijonj vehtes rastin për tëju shprehur dashamirësinë time dhe respektin tim .

12.6.1969

Selman Riza
Pranë Bibliotekës së Shtetit
Berat

ma.me

Next Post
Basha thirrje qytetarëve: Vetëm me dhunë mund ta mbroni jetën tuaj

VIDEO/ Basha: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In