Mediet amerikane raportojnë se aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku është martuar me partnerin e saj Peter Palandjian.
Dushku dhe 54-vjeçari, drejtor në një kompani ndërkombëtare imobiliare dhe ish-lojtar tenisi, kanë lidhur kurorë në një ceremoni private në Boston.
Deri më tani çifti nuk ka dalë me një deklarate zyrtare.