• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Elita e pasur ruse investoi plot 100 milionë dollarë në pronat e Trumpit

by Java News
18/03/2017 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elita ruse ka investuar afro 100 milionë dollarë në pronat e patundshme të Trumpit. Ky është përfundimi i një investigimi të ndërmarrë nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Donald Trump mohoi lidhjet e biznesit të tij me Rusinë dhe, që prej marrjes së detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ai ka qenë edhe më këmbëngulës në konfirmimin e asaj që ka deklaruar.

“Mund t’iu them se, nëse flas për veten, nuk zotëroj asgjë në Rusi”, tha presidenti Trump gjatë një konference për shtyp të muajit të kaluar. “Nuk kam huamarrje në Rusi, nuk kam asnjë marrëveshje në Rusi”.

Megjithatë në Shtetet e Bashkuara, anëtarë të elitës ruse kanë investuar shumë në ndërtesat e Trumpit. Investigimi i “Reuters” ka zbuluar se, të paktën 63 individë me pasaporta ruse ose me adresa banimi në Rusi kanë blerë të paktën 98.4 milionë dollarë prona në 7 nga kullat luksoze të markës “Trump” në Floridën jugore, kjo bazuar në dokumente publike, intervista dhe regjistrime koorporatash.

Blerësit përfshijnë edhe biznesmenë të lidhur me politikën, siç është ish-ekzekutivi i një firme ndërtimi shtetërore me seli në Moskë, që punon në organizmat ushtarake dhe ato të spiunazhit; themeluesi i Bankës së Investimeve të Shën Pjetërburgut; si dhe bashkëthemeluesi i një konglomerati me interesa bankare, pronash dhe në elektronikë, raporton Top Channel.

Persona të lidhjeve të afërta me pushtetin rus, shumë të afërt apo edhe njerëz me lidhje të largëta fisnore, kanë investuar gjithashtu në ndërtesat e Trumpit. Njëri madje ka publikuar së fundi një foto të tijën me një udhëheqës të bande motorësh rusë, që ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të rolit të pretenduar në pushtimin e Krimesë nga Moska.

Gjithsesi, hetimi nga “Reuters” i këtyre investitorëve në ndërtesat e banimit në Florida nuk ka gjetur ndonjë provë që të sugjerojë shkelje ligji nga presidenti Trump apo organizatat e tij të pasurive të patundshme. Gjithashtu, asnjë prej blerësve nuk duket të jetë nga rrethi i ngushtë i Putinit.

Numri i investitorëve nga Rusia mund të jetë, gjithsesi, i matur. Analizat kanë gjetur se të paktën 703 pronarë (ose një e treta e pronarëve të 2044 njësive në 7 ndërtesat e Trumpit) janë kompani me përgjegjësi të kufizuara ose SHPK, të cilët kanë aftësi të fshehin identitetin e pronarit të vërtetë të pronës.

Ndërsa kombësia e shumë blerësve mund të mos jetë e përcaktueshme. Ruso-amerikanët që nuk përdorin adresa nga Rusia apo pasaporta ruse në blerjet e tyre nuk përfshihen në këtë numër pronarësh.

Hetimi është fokusuar në Florida, sepse ky shtet ka përqëndrimin më të madh të ndërtesave të markës së Trumpit, ndërsa përcaktimi i pronarit të tyre është më i lehtë sesa në disa shtete të tjera.

Resorti turistik i Sunny Isles Beach, ku ndodhen 6 nga 7 kullat rezidenciale “Trump” në Florida ka një tjetër diskutim. Kodi postar që përfshin ndërtesat e Sunny Isles ka një numër rezidentësh të lindur në rusi të përllogaritur në rreth 1.200, mes më të shumtëve në këtë vend sipas censusit amerikan. (b.an)

Next Post
Aniston e çmendur për trupin, trajnere personale me 43 mijë dollarë në javë

Aniston e çmendur për trupin, trajnere personale me 43 mijë dollarë në javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In