• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elisa Spiropali tregon se çfarë u diskutua në Kryesinë e PS

by Java News
24/12/2018 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, diskutimi është fokusuar mbi bilancin e qeverisë dhe opozitarizmin gjatë vitit 2018.

Çfarë arriti qeverisja dhe çfarë arriti opozita gjatë këtij viti? Cilat janë ngjarjet kryesore? Çfarë ishte diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe, a ishte folur për ndryshime në kabinet?

Këtyre pyetjeve u është përgjigjur deputetja socialiste, Elisa Spiropali e cila u shpreh se kjo mbledhje ishte reflektim për qeverinë.

“Mbledhja e sotme e kryesisë ishte reflektim në fundvit, një raport i punimeve që janë bërë, synimeve që kemi për të ardhmen, ato që nuk janë bërë, si dhe raportin tonë me shoqërinë. Ne duhet të hapim Partinë Socialiste ndaj shoqërisë, për të bërë punë e programe më të mira dhe sigurisht edhe për të marrë përgjegjësitë tona për ato që bëjmë e që nuk bëjmë”, shpjegoi Spiropali.

 

Sipas saj, kryesia e PS-së nuk ka interes të flasë për qeverinë.

“Ne kemi qenë në një proces të gjatë bashkëqeverisjeje dhe llogaridhënieje, kemi pasur disa herë mbledhje kryesie, në nëntor a në dhjetor, për t’u përballur me “opozitën” e brendshme dhe për të reflektuar. Nuk kemi folur mbi riformatimin e qeverisë, pasi nuk i intereson kryesisë kjo gjë. U bënë analiza mbi qeverisjen, mbi organizimin partiak, sepse ne flasim për ide e vizione”, shtoi më tej Spiropali.

Por a duhet të ketë ndryshime kabineti qeveritar sipas Spiropalit?

“Mua më interesojnë më shumë sesa emrat, politikat që ata bëjnë. Ka debate të ndryshme nëse duhet të jemi më majtas, më djathtas, apo më në qendër. E rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë ne në dy vitet e ardhshme, pa u munduar të justifikohemi. Protesta e studentëve ishte një moment reflektimi, sepse qartazi nuk është thjesht protestë e studentëve për universitetin, por edhe për familjet e tyre dhe gjendjet e tyre social-ekonomike”, deklaroi Elisa Spiropali.

 

Berisha tha se mbledhja e kryesisë kanabiste pati si konkluzion vjedhjen nga Rama dhe FRESSH-ista etj…

“Kjo është një deklaratë në stilin “salist”, njerëzit janë lodhur duke na dëgjuar neve teksa ofendojmë njëri-tjetrin dhe në këtë vigjilje Krishtlindjeje nuk dua ta komentoj”, u përgjigj shkurtimisht ajo.

Next Post
Turqia bën diplomaci ushtarake, pas raketave ruse blen amerikane

Turqia bën diplomaci ushtarake, pas raketave ruse blen amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In