• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elisa e Modave

by Edison Ypi
08/09/2024 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Duke dalë rrallë te Sheshi Skënderbej apo në Bllok, rrezikoj të katandisem si ata fukarejtë e periferisë së Londrës që kanë harruar se Trafalgar Square, Piccadilly Circus, Covent Garden, ekzistojnë.
Dola një ditë në qendër. Mbeta pa mënt. Harroje Tiranën e proletarëve, rreckamanëve, ulçerozëve. Tirana tashmë nuk dallon aspak nga metropolet e Botës. Njerëz të shëndetshëm me sjellje dhe veshje si gjithë dynjaja. Femrat më elegante, më të bukura, më me stil, nuk janë më italianet, spanjollet, parizienet e panumurta anembanë Shqipërisë, janë shqiptaret frymëndalëse.
Mirpo, me tu kthyer në shtëpi, shoh në Fejsbuk një lukuni lehësash që i ishin vërsulur dy fotove të Kryetares së Parlamentit. Në garë me shoshoqin për lehje sa më elokuente, komentonin se cilat duhet të jenë, si duhet të jenë, dhe sa duhet të kushtojnë, veshjet e Kryetares së Parlamentit, apo Elisës së modave, si e quajti një hokatar adhurues i Saj me kunj ndaj lehësave gjatë një shpotie lidhur me dy fotot.
Njëra nga dy fotot, 15 e kusur vite të shkuara në Bulqizë shkrepur nga një televizion amerikan, tregon Zojushën e atëhershme, Zonjën e tanishme, me një T-shirt 5 dollarësh mes një batërdie pluhuri dhe zhurme me male kromi dhe vinça në sfond. Se ça ka të veçantë në këtë pamje dhe veshje absolutisht normale në këtë mjedis pune, lehësat e dinë.
Foto tjetër është e këtyre ditëve në Tiranë. Kostum, ndoshta i modës, mbase dhe i shtrenjtë, aty te 500 dollarë. Edhe kjo, mëse normale.
Mendjet e pa infektuara lusin Zotin që Zojusha e T-shirtit dhe Zonja e kostumit, si çdo Zojushë dhe çdo Zonjë shqiptare, të vishet me rroba sa më të bukura dhe sa më të shtrenjta.
Mendjet e infektuara, përderisa refuzojnë të dyja fotot, me gjasa, pretendojnë që Zojusha me T-shirt në Bulqizë duhej të vishte kostum si Zonja e Tiranës, dhe Zonja e Tiranës Kryetare e Parlamentit të vishet me T-shirt si Zojusha e Bulqizës. Zot na ruaj.
Për më tepër, lehësit e Fejsbukut e thonë troç se Zojusha e T-shirtit në Bulqizë, asokohe e sapokthyera nga Amerika, është një fukareshë që e ka fajin vetë ku është katandisur, ndërsa Zonja e kostumit është një zengjine ndjekëse e modës. Vetëm Allahu dhe Babafetahu e kuptojnë këtë torollepsje.
Për lehësit, edhe fukaresha edhe zengjinia, janë të dyja problematike, të dyja të papranueshme.
Të lexosh apo dëgjosh çfarë llomotisin lehësit e Fejsbukut me gjuhën e Zërit të Popullit, Sigurimit, propagandës së Diktaturës, zemrën që të mos ndali, duhet ta kesh sa të kalit, dhe mushkërinë që të mos ngeci, jo më të vogël sa të elefantit.
Zezona në fjalë që të bën të vësh duart në kokë si “Kuja” e Munchut, duket si udhëtim në kohë, si back to the future, si shtim i vigjilencës proletare ndaj rrezikut kapitalistik, çfaqjeve borgjeze, armikut të klasës. Si yxhym, si hedhje në sulm, mobilizim me të gjitha forcat dhe rrenat makabre të kontrollit puntor dhe fshatar ardhur në Fejsbuk nga viti 1976, përforcuar nga celulat komuniste maoceduniste të vitit 1969, syve, veshëve, hundëve të cilëve nuk u shpëton dot as vet’ Dreqi.
Sipas lehsave, T-shirti i Bulqizës është tepër i lirë. Kostumi i sotëm tepër i shtrenjtë.
E meqënse kemi të bëjmë me skaje që refuzohen, me gjasa, ajo çka pretendojnë lehësat është rrokada, pra këmbimi i vendeve.
Që i bie, Kryetarja e sotme e Parlamentit në Tiranë, asokohe aktiviste e MJAFT-it në Bulqizë mes fushës së kromit, zallamahisë së kamionave, pluhurave dhe zhurmave, telasheve me familjet e minatorëve që u mungonte çdo ditë nga një baba, vëlla, apo kushuri që e zinte përfundi galeria, atëhere nuk duhej të vishte T-shirtin modest, por kostumin e sotëm 500 dollarësh. O Abas Ali, ku je ? Ndësa Zonja e sotme Kryetare e Parlamentit nuk duhet të veshi kurrsesi kostum, por vetëm T-shirt si të Zojushës së Bulqizës. Tmerret deduktive të lehësave s’kanë kufi.
Pretendimet halucinante të lehsave të veshjeve të Zojushës së atëhershme, Zonjës së sotme, s’ka frymor që i aprovon.
Duke përjashtuar Bulqizën dhe Tiranën si skaje të papranueshme nga lehësat, në kërkim të një zgjidhjeje duke u bërë lehsave një lëshim, i bie që modelet dhe çmimet e veshjeve në fjalë të jenë ekzakt në mes të Bulqizës dhe Tiranës, tek një kompromis hyper realistik të T-shirtit me kostumin, mu atje ku kopsat, jakat, mëngët, format, linjat, prerjet, shkartisen si mosmo Zot, si do i shkonin për shtat vetëm Largqoftit.
Mirpo, pikërisht në mes, nga 2 veshje, mbetet 1 veshje, një centaur i frikshëm dhe i padeshifrueshëm, një T-shirt si kostum, ose kostum si T-shirt, çka është nonsens.
Pavarsisht se është apo jo dakord Elisa e Modave të Bulqizës dhe Tiranës, vendet ku, si për të torollepsurit dhe për normalët, mund të ndodhen zgjidhjet e pranueshme, mbeten të jenë:
Qëndër e majtë: Diku më afër Bulqizës se Tiranës, që i bie më tepër T-shirt si i Ce Guevarës se kostum si i Emmanuel Makronit.
Qëndër e djathtë: Diku më afër Tiranës se Bulqizës, pra më tepër kostum si i Giorgia Melonit se T-shirt si i Volodymyr Zelenskyt.
Ndjesë, lëçitës të nderuar, dhallin në kokën tuaj s’e solla unë. E gjeta në lehjet e lehësave.
Dhe atje do ta lë. S’ua kam ngenë as dhallit as lehësave. Do vazhdoj të udhëtoj, dhe j’u ftoj të udhëtojmë, nëpër Shqipërinë fantastike, përrallore, frymëndalëse: Myzeqe, Darsi, Dumre, Pukë, Zadrimë, Devoll, Mirditë, Divjakë, Vjosë, Vlorë, Sarandë, Skrapar, Mallakastër, plot me shqiptarka më të bukura, më të gjalla, më energjike, se Monica Bellucci, Sandra Bullock, Julia Roberts, dhe që po hyjnë e dalin me Benza dhe Toyota nëpër autostrada, tunele, bujtina, hotele, plazhe, dhe plot e plot mrekullira të tjera me të ik menia.

Next Post
“La Nacion”: Pesë atraksionet turistike të paharrueshme në Shqipëri

“La Nacion”: Pesë atraksionet turistike të paharrueshme në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In