• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Eliot Engel: Deklaratat e Serbisë për tërheqjet e njohjeve për Kosovën po inatosin botën

by Java News
24/06/2018 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka thënë se “pretendimet mashtruese” të Serbisë për tërheqje të njohjeve për Kosovën janë krejtësisht të rreme.

Në një postim në Tëitter, ky Komitet, udhëheqës i së cilit është kongresisti Eliot Engel, ka thënë po ashtu se shteti serb duhet të heq dorë nga kjo politikë pasi pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.“Pretendimet mashtruese të Serbisë se vendet po ua kthejnë shpinën Kosovës, janë mashtruese dhe po shkaktojnë zemërim të madh nëpër botë. Serbia duhet të ndalojë këtë dhe t’i kthehet normalizimit me fqinjin e saj.

Pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj janë të përhershme”, ka deklaruar Komiteti, raporton Koha.net.Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur përkrahjen që i ka dhënë Kosovës ky Komitet.

“E mirëpresim përkrahjen nga Komiteti dhe nga Departamenti i Shtetit në përpjekjet tona për të luftuar propagandën e lajmeve të rreme të Serbisë dhe përpjekjet e tyre të dështuara për të bllokuar integrimin në komisione ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli në Tëitter.

Ai i ka bërë thirrje Beogradit të ndalojë këtë “sjellje prej kalorësi” dhe të mbetet ii përkushtuar në dialog “duke mos abuzuar me të”.

Ditë më parë, ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, prezantoi një dokument përmes së cilit thoshte se shteti i Liberisë e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, e këtë e publikoi pas takimit që ai zhvilloi me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Gbezongar Milton Findley.

Mirëpo, në po të njëjtën ditë, Qeveria e Liberisë nëpërmjet një deklarate zyrtare për media “ka hedhur poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës”, transmeton Koha.net.

“….Liberia ishte njëri nga vendet e para, që njohu sovranitetin e Kosovës me 30 Maj 2008, pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar tek Deklarata e Përbashkët mbi Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike. Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besim të ndërsjellë dhe miqësi”, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Liberisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se “kjo deklaratë është një dëshmi bindëse kundër lajmeve të rreme dhe propagandës së egër dhe të vrazhdë serbe kundër Kosovës, ashtu siç​ u dëshmua me shtetin e Guinea Bissau, Ganën dhe vende të tjera”. (b.an)

Next Post
Shfrytëzoni diellin sot, pas mesnate do ketë ndryshim të motit

Keni plane për plazh? Njihuni me parashikimin e motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In