Elina Duni do të promovojë albumin e saj më të ri “Dallëndyshe”, përmes një turneu ballkanik. Turneu nis në Tiranë për të vazhduar më pas në Shkup, Prishtinë ndërsa këngëtarja do të këndojë shqip edhe në kryeqytetin serb Beograd.
Koncerti në Prishtinë do të mbahet me 18 shtator në Amfiteatrin e Gërmisë. Të drejtën ekskluzive për xhirimin e këtij koncerti e ka Kohavisioni, i cili është edhe sponsor media.