• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eliminimi mafioz i Aleksandër Sadikajt/ Familja nis hetimet private për të zbuluar ekzekutorin

by
08/03/2023 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Aleksandër Sadikajt ishte duke hetuar privatisht për të zbardhur autorin e vrasjes së djalit të tyre. Atentati mafioz ndodhi më 11 qershor të 2022-ës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, afër Saukut. Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i gazetares Klodiana Lala ka sjell detaje mbi dy vrasjet, atë të Sadikajt dhe fill pas tij të biznesmenit Edmond Papës.

Njeriu i parë që u ndalua për vrasjen e Papës, ishte Albano Velo, djali i një punonjësi policie, që do të pezullohej menjëherë më pas nga detyra nën dyshimet se mund të kishte favorizuar të birin. Velo, rezulton se ishte një nga miqtë më të ngushtë të Aleksandër Sadikaj. Sipas policisë, është vërtetuar, se 30-vjeçari ishte një nga autorët dhe organizatorët e krimit ndaj Edmond Papës. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2023, ndërsa detajet e operacionit të koduar ‘Eagle Eyes’, u njoftuan vetëm dy ditë më pas nga policia.

Dosja Hetimore
Si rezultat i një pune të vazhdueshme kërkuese u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16 Dhjetor 2022, ku në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973. Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Velo, sipas policisë, kishte punuar më herët si punonjës në një kompani private, punë të cilën e kishte lënë pasi u infektua me Covid- 19. Pas ekzekutimit të mikut të tij, Sadikaj, policia ka dyshime se ai u vu në ndjekje të Edmond Papës. Në dosje thuhet se gjatë ndjekjes së 59-vjeçarit, lëvizte me një makinë tip Audi, me targa të falsifikuara, makinë që ishte parë shpesh të lëvizte në zonën ku u ekzekutua biznesmeni. Velo që thuhet se u kap nga kamerat e sigurisë duke vëzhguar viktimën e tij, ndërsa lëvizte shpesh me makinën tip Audi. Ndërkohë, Velo, rezulton se nuk e ka ruajtur Edmond Papën vetëm ditën e ekzekutimit të tij.

Dosja Hetimore

Nga pamjet filmike rezulton se Alban Velo e ka vëzhguar Edmond Papën disa ditë përpara se ta vriste. Një nga këto momente ka qenë teksa Papa ka qenë duke pirë kafe ne një lokal në zonën e RTSH, në Tiranë.
Por për t’u kthyer në ditën e ngjarjes, ai mësohet se vetëm pak minuta para se të kryente vrasjen, pasi është siguruar se viktima e tij ndodhej në kafe, rezulton se ka pasur një komunikim të shpejtë me Andrew Boden që thuhet se është qitësi në këtë vrasje. Në momentin e ngjarjes, Alban Velo komunikon me Andrew Boden. Ky komunikim ndodh vetëm 3 minuta para se të kryhet vrasja. Fillimisht Bode nuk dallohet në pamjet filmike, pasi e pengon një furgon, por më pas ai shfaqet në vendngjarje. Pasi kryen krimin, Alban Velo dhe Andrew Bode, të dy u larguan nga vendi i ngjarjes me makinën ‘Audi’, e cila më vonë u shfaq në Kashar.

Ndërkaq, pasi ndryshuan rrobat dhe erdhën në zonën e Astirit, aty Andrew Bode zbriti nga makina tip Audi dhe mori taksi për të shkuar në zonën e Kodrës së Diellit. Pasi kryen këto veprime, policia raportoi se Velo e kyçi makinën në një garazh në zonën e Freskut në Tiranë dhe më pas ai u largua drejt Francës. Por disa javë më pas, ai u arrestua ditën që u kthye nga Franca. Teksa Velo ndodhet pas hekurave, në pritje të gjykimit, ortaku i tij në vrasjen e Edmond Papës, Andreë Bode, është shpallur në kërkim.

Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, i njohur dhe me emrin Edvin Bode, e ka ndryshuar emrin për shkak të problemeve me drejtësinë, disa vite më parë. Sipas policisë, pavarësisht se 44-vjeçari, është një nga emrat më të kërkuar për t’u vendosur përpara drejtësisë, lokalizimi i tij është bërë i pamundur, ndërsa dyshohet se mund të jetë larguar nga vendi ilegalisht. Por ndërsa grupi hetues ngre pretendimin se Alban Velo është parë të lëvizë në vendin ku u vra Edmond Papa, familja e autorit të dyshuar të krimit, përpiqet ta rrëzojë këtë fakt.
Ata thonë se fakti që ai shfaqet në kamerat e zonës, ka të bëjë me arsyen, pasi ai jeton në zonën ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë që në lidhje me ikjen e tij drejt Francës ata thonë se ky ishte një udhëtim i planifikuar.
Policia thotë se Velo dhe Bode janë bashkëpunëtorë në krim, por nuk janë të vetmit pasi ende nuk është identifikuar urdhëruesi.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Kiara pa gjumë pas mbrëmjes së djeshme, Luizi i shqetësuar, ja çfarë i kërkon

VIDEO/ Kiara pa gjumë pas mbrëmjes së djeshme, Luizi i shqetësuar, ja çfarë i kërkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In