• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eliminimi dramatik, Kukësi mund 2-1 Sherif Tiraspol por nuk mjafton, shpërdoron penallti në fund

by A R
19/07/2017 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një eliminim vërtet dramatik për ekipin e Kukësit nga ana e ekipit moldav Sherif Tiraspol. Kuksianët fituan 2-1 ndeshjen por kjo nuk mjafton për të vijuar më tej pasi ndeshjen e parë ishin mundur 1-0.

Për mënyrën si u zhvillua loja Kukësi nuk e meritoi eliminimin. Djemtë e Gjokës goditën dy herë shtyllën në minutat e fundit, dhe nëse do shënonin do ishte goli i kualifikimit.

Serran goditi shtyllën në minutën e 93-të, në sekondat e fundit. Ndërkohë në minutën e 80-të Pejiç humbi një 11-metërsh. Kroati shpërdoroi një tjetër rast vetëm me portierin në minutën e 87-të.

Në 45 minutat e para, kuksianët kryesuan 2-0 ndaj ekipit të Sherifit të Tiraspolit. Por djemtë e Gjokës pësuan gol pjesën e dytë duke çuar shifrat në 2-1. Golat u shënuan nga Emini në minutën e 35-të dhe Pejiç në të 45-ën.

Rezultati është ngushtuar me fillimin e pjesës së dytë, teksa skuadra e Sherif ka shënuar me anë të Cyrille Bajala në minutën e 62 duke çuar shifrat në 2-1.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Kukësi u mund në transfertë me shifrat 1-0.

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Kukësit, por nuk mjafton për t’u kualifikuar. Kampionët jashtë Europës.

90’+4’ Shtylla nxjerr Kukësin jashtë Europës. Një harkim nga e djathta i Kariokës, gjen Serran në zonë. Mbrojtësi gjuan me portierin e mposhtur, por godet shtyllën pingule.

90’+1’ Pejiç provon edhe me armën e tij më të fortë, gjuajtjet me kokë, por nuk gjen kuadratin, me sferën që përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën.

90’ Vetëm 3 minuta shtesë.

89’ Pejiç humb një tjetër rast të jashtëzakonshëm para portës. Zeqiri e nxjerr të vetëm para Mikuliç por sulmuesi nuk arrin ta kalojë me gjuajtjen e tij, i ndalur saktësisht nga gardiani i moldavëve.

85’ Fati është përsëri kundër Kukësit. Këtë radhë gjuajtja e Eminit ndalet nga traversa.

83’ Sushiç përfiton nga hutimi i Kukësit dhe gjuan me një diagonale nga e djathta. Topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

82’ Gabim i pabesueshëm i Pejiç. Kukësi fiton penallti pas prekjes së Posmac të topit me dorë në zonë. Kroati i Kukësit shfaqet te pika e bardhë, por goditja e tij pritet nga Mikuliç.

77’ Mundësi e mirë e Kukësit për të marrë kontrollin e lojës. De Noijer ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli në mesfushë ndaj Pejiç, duke lënë moldavët me 10 lojtarë në fushë.

75’ Zgjohet Kukësi, që kërkon me forcë të shënojë një gol për të rimarrë kontrollin e kualifikimit.

73’ Gabon Serran në largimin e topit duke ia dorëzuar kundërshtarëve pranë zonës. Vetëm ndërhyrja e Koliçit shpëton Kukësin.

72’ Naser provon me një predhë nga distanca që përfundon për pak jashtë kuadratit të portës moldave. Ndërkohë, Gjoka hedh Zeqirin në fushë, në vend të Musollit që ka probleme fizike.

71’ Kombinimi i radhës Badibanga-Brezovec me këtë të fundit që gjuan drejt portës, por gjen të gatshëm Koliçin që nxjerr topin në fundore.

69’ Kukësi duket plotësisht i demoralizuar pas golit të pësuar dhe i ka lëshuar kontrollin e lojës kundërshtarit. Deri tani, Naser dhe Karioka janë shumë larg paraqitjes së Kale dhe Gurit në pjesën e parë.

62’ Gjoka ndryshon përsëri. Në lojë Karioka në vend të Gurit.

59’ Koliçi mban në lojë Kukësin me një pritje vendimtare ndaj Badibanga, i cili gjuajti nga një pozicion ballor. Grushtimi i portierit devijion topin mbi traversë.

56’ Vjen goditja e papritur për Kukësin. Pas një harkimi nga e djathta, Bajala devijon topin me kokë në portën e Koliçit. 2-1 dhe tani fati i kualifikimit është përsëri në duart e Sherif. 2-1

52’ Skemë në goditje dënimi e Sherif. Brezovec përdor skemë dhe nxjerr Leite në të majtën, por gjuajtja e tij bllokohet nga Koliçi i cili nis një kundërsulm të shpejtë të kuksianëve. Emini hyn në zonë por gjuan shumë lehtë në vend që të pasonte për Pejiç i cili ishte i lirë në pozicion të favorshëm.

49’ Harkim i gjatë në zonën moldave nga e majta e sulmit të Kukësit, Mikuliç grushton topin në këndore para se Guri të gjuante me kokë.

46’ Pjesa e dytë fillon me zëvendësim në radhët e Kukësit, në fushën e lojës futet Naser, i cili zë vendin e Kale.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Kukësit që ndjen aromën e kualifikimit pas 45 minutave të para thuajse perfekte.

 

45+1’ GOOOOOL Pejiç. 2-0 dhe Kukësi në kontroll. Kale bën një pasim të shkëlqyer dhe pastaj kalon te Emini, i cili nxjerr Pejiç me portën e boshatisur. Kroati nuk gabon dhe afron Kukësin me kualifikimin.

42’ Serran gjuan me forcë pas një goditje nga këndi, Mikuliç grushton dhe shpëton katërkëndorin e tij.

41’ Kale harkon topin në zonë për Gurin, por devijimi i një mbrojtësi bën që sfera të kalojë mbi futbollistin shqiptar që kërkonte të gjuante me kokë, me portierin jashtë pozicionit.

39’ Dy situata të rrezikshme radhazi para portës së Koliçit, ku fillimisht Mugosha e më pas Badibanga ngatërrohen në kontrollin e topit duke mos arritur të gjuajnë edhe pse pak hapa larg portës, duke i mundësuar lojtarëve të Kukësit të largojnë rrezikun.

 

35’ GOOOOOL Emini. 1-0 dhe kualifikim i hapur plotësisht.

26’ Moment i vështirë para portës së Koliçit. Bajala hyn me lehtësi nga e djathta në zonë por nuk gjen momentin për të goditur. Sulmuesi pason për Brezovec që gjuan nga jashtë, por Serran devijon sferën duke larguar rrezikun.

22’ Pejiç ul topin me kokë për Eminin i cili gjuan me forcë, pa rrezikuar portën e Mikuliç pasi sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

20’ Aksion i zgjatur i Kukësit që insiston me harkimet nga krahët për të shfrytëzuar shtatlartësinë e Pejiç. Në një aksion të tillë, pas një harkimi nga e djathta, kroati lë që topi të kalojë drejt Kale në shtyllën e dytë, por Sushiç shpëton portën me një ndërhyrje vendimtare.

11’ Emini sheh Kale që futet në zonë dhe jep një top mjaft interesant për brazilianin i cili gjuan në ecje e sipër, por Sushiç devijon sferën jashtë vijës fundore. Goditja nga këndi pasardhëse nuk prodhon rrezikshmëri për katërkëndorin e skuadrës moldave.

7’ Badibanga shpërthen në krahun e majtë dhe pasi i merr kohën Hallaçit, harkon në qendër për Mugosha, i cili thjesht e devijon me kokë, pa arritur që të gjuajë drejt portës.

5’ Tjetër aksion i rrezikshëm i Kukësit. Emini i kalon topin Pajiç, i cili e kontrollon dhe ka mundësi të pasojë për Gurin dhe Kale. Sulmuesi kroat gabon në zgjedhjen që bën duke e dhënë topin me forcë, ndërsa Guri nuk e arrin atë për të gjuajtur drejt portës kundërshtare.

2’ Emini tregon menjëherë rrezikshmërinë e tij, duke marrë topin në gjysmëfushën kundërshtare për të gjuajtur drejt portës, por pa gjetur kuadratin.

1’ Sherif luan topin e parë nga qendra dhe fillon ndeshjen.

Kukësi-Sherif 0-0

Kukësi: Koliqi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolli, Lena, Guri, Kale, Emini, Pejiç.

Trajner: Ernest Gjoka

Sherif: Mikuliç, Raku, Posmac, Sushiç, Badibanga, Leite, Anton, De Noijer, Brezovec, Mugosha, Bajala.

Trajner: Roberto Bordin

Gjyqtar: Irfan Peljto (Bosnjë-Hercegovinë)

Next Post
Netanyahu: BE qasje të çmendur ndaj Izraelit

Netanyahu: BE qasje të çmendur ndaj Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

April 27, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

“87% e çështjeve u mbyllën me fajësi”, Braho raporton për punën e SPAK

April 27, 2026
Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

April 27, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Studentët si matës të kontratës kushtetuese

April 27, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

April 27, 2026
Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

April 27, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Puna e SPAK-ut gjatë vitit 2025, Klodian Braho raporton sot para KLP-së

April 27, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, cilat janë shenjat e favorizuara

April 27, 2026
Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

April 27, 2026
Emrat/ Të gjithë ‘tradhëtarët’ e Ilir Metës që kanë ‘mëkatuar’ me partinë

A do e takojë Ilir Metën-Monika Kryemadhi? Flet avokati Kujtim Cakrani

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In