Përfaqësuesja e Futbollit U-21 ka arritur të mundë me rezultatin 2-0 modestët e Lihtenshtejnit në sfidën e zhvilluar në Elbasan Arena. Kuqezinjtë e drejtuar nga Redi Jupi e dominuan totalisht sfidën e vlefshme për kualifikueset në Europian.
Golat u shënuan nga Latifi dhe Laci, për secilën pjesë. Kuqezinjtë humbën raste të shumta për të shënuar, por gjithsesi ajo që ishte më e rëndësishme, tre-pikëshi u arrit.
Pas kësaj ndeshjeje kuqezinjtë e Jupit u ngjitën në vendin e dytë me 8 pikë, në 6 ndeshje. Në vend të parë qëndron Portugalia me 12 pikë. Gjtihsesi, pozitat e Kombëtares sonë mund të dnryshojnë shumë shpejt, pasi prapa na ndjek Izraeli me 7 pikë në vetëm 3 ndeshje, Hungaria po me 7 pikë në 5 ndeshje, Greqia 6 pikë në 4 ndeshje dhe mbyll tabelën Lihtenshtejni me 0 pikë.