• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elifi në vend të Erdoganit

by
16/05/2015 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/ Shumë kryeqytetasve ju prish qetësia të mërkurën e kësaj jave nga një trafik I rënduar dhe një ceremonial I ekzagjeruar për një nga liderët më problematikë për Europën Perëndimore. Presidenti I Turqisë përreth 18 orë e mbajti të blinduar dhe paralizuar Tiranën për shkak të takimeve dhe vizitave ku u përcollën mesazhe që u thanë në turqisht dhe në shqip përmes përkthyesve, por më interesantët duhet të kenë qenë mesazhet që nuk u shqiptuan në publik dhe që për momentin I dinë vetëm krerët e lartë të shtetit.

Publiku edhe këtë radhë u bë spektator I një telenovele me një seri që u luajt në Tiranë por që skenarin mund t’ja kenë shkruar në Ankara ose edhe Berlin sic thuhet nën zë nga burime që pretendojnë se mos ardhja e milionave turke në Shqipëri lidhen me orientimin e dhënë nga Perëndimi për të qenë të kujdesshëm në bashkëpunimin me Erdogan.

Në të vërtetë, publiku shqiptar është spektator I telenovelave turke vitet e fundit. Me një zell të theksuar dhe shifra audiencash televizive që kanë thyer rekorde janë përjetuar historitë e Ezelit, Gymyshit e deri tek Elifi me Omerin. Të më ndjejnë shikuesit e rregullt të telenovelave turke por vetëm kaq personazhe kam arritur të dëgjoj si më të suksesshmit në tavolina grash e burrash që debatojnë për serinë me intrigat e radhës. Po kaq e vërtetë është gjithashtu që agjensitë turistike kanë ndërtuar udhëtime të posacme në Stamboll në vendet ku është xhiruar Ezeli për vizitorët e shumtë nga Shqipëria. Tek tuk ka edhe ndonjë simpatizante të “Muzeut të Pafajësisë” së nobelistit Pamuk, por këto janë më të rralla.

Irritimi i shprehur vecanërisht në rrjete sociale për vëmendjen e tepruar dhënë Erdoganit në udhëtimin e shkurtër në Tiranë është deri diku I kuptueshem, nëse lidhet me faktin se Turqia na trajton si një vend më të cilin në vend të 600 vjet vëllazëri e lidhin 500 vjet skllavëri. Sikundër është I kuptueshëm fakti se Turqia ka bërë pak ose aspak për të sjellë investime dhe sipërmarrje të konsiderueshme në vendin tonë, gjykuar nga mundësitë dhe përqindja mbresëlënëse e rritjes së brendshme ekonomike, ndërkohë që vendet e tjera europiane përjetojnë kriza të thella.

Porse të shqetësohesh për makinat e blinduara që shoqëronin autokratin turk në rrugët e boshatisura të Tiranës, apo të kujtohesh të thuash se nuk kemi nevojë për financimet e Erdoganit dhe as betejat e tij me Gulen të transferuara në tokën shqiptare, kur pothuajse pjesa më e madhe e publikut shqiptar jeton me realitetin e Turqisë, fantazinë e skenaristëve të tyre, lojën e aktorëve të talentuar dhe përvetësimin e gjuhës si një “pushtim” I dytë otoman I kohërave të Bashkimit Europian.

Pati nga ata që vunë baste se nëse do të kishte ardhur Elifi dhe Omeri Tirana do të kishte qenë edhe më e bllokuar për shkak të dyndjes së fansave të tyre në rrugë për ti përshendetur e takuar. Ajo cfarë nuk kuptohet është përse nuk I shqetëson Elifi që u hyn fundjavave në shtëpi dhe gjatë javës nuk u ndahet në biseda mbi peripecitë e saj, por ngrenë zërin vetëm kur e shohin në ditën me diell se Turqia po na ofron ndihmë me shkëmbime favoresh a thua se vendet e tjera mike dhe investitore përdorin ndonjë monedhë tjetër, të ndryshme nga ajo e Erdoganit.

Next Post

Tronditet Italia, infermieri vret 4 persona, plagos 5 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In