Festimin e pavarësisë së shtetit shqiptar, këngëtarja Elhaida Dani do ta bëjë në qytetin e Venecias në Itali. Ajo me datë 28 nëntor do të këndojë në Teatro San Gallo në Venecia, mes këngëve pop dhe po ashtu këngëve të traditës qytetare shqiptare. Elhaida Dani ftohet shumë shpesh për të performuar në Itali. Më parë ajo këndoi në Venecia me rastin e Bienales së famshme në këtë qytet. Elhaida po bëhet gati për projektet e reja ndërsa së fundi atë e kemi parë të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Eurosong 2015, me këngën “I`m Alive”.