• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Eleminime të mistershme në Rusi?! Vdes në rrethana të paqarta një tjetër miliarder rus!

by Java News
09/05/2022 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-menaxheri i Lukoil, Aleksandr Subbotin, raportohet se ka vdekur nën rrethana të paqarta, teksa janë raportuar një seri vdekjesh të mistershme të biznesmenëve rusë qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Mediat raportuan se burimet brenda policisë rajonale në Moskë thanë se po kryhen teste të forenzikës, pasi dyshohet se në trupin e Subbotin mund të ketë drogë. Ai u gjet një ditë më parë në bodrumin e një shtëpie në qytetin Mitishçi, afër Moskës.

Sipas burimeve, pronari i shtëpisë ku u gjet trupi i pajetë i miliarderit, Aleksei Pindyruin – që njihet edhe me emrin Shaman Magua – ka dëshmuar para policisë se Subbotin kishte ardhur në shtëpinë e tij dhe kishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Më pak se një javë më parë, më 21 prill, Vagit Alekperov, themeluesi dhe bashkëpronari i Lukoil – kompania më e madhe private ruse e naftës – dha dorëheqje nga kompania, pasi ai dhe miliarderë të tjerë rusë u sanksionuan nga Australia dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Po të njëjtën ditë, mediat në Spanjë raportuan se dy ditë më herë një ish-menaxher i gjigantit rus të naftës, Novatek, Sergei Protosenya, grua dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në një vilë të marrë me qira në Lloreta de Mar, pranë Barcelonës.

Protosenya ishte gjetur i varur, ndërkaq gruaja dhe vajza e tij ishin therur për vdekje, citohet të ketë thënë policia spanjolle.

Më 18 prill, ish-presidenti i institucionit kryesor financiar rus, Gazprombanka, Vladislav Avayev, u gjet i vdekur në Moskë, së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Policia tha se ai kishte mbyllur banesën, kishte qëlluar për vdekje gruan e tij dhe vajzën dhe më pas kishte vrarë veten.

Më 24 mars, një tjetër miliarder rus, Vasily Melnikov – që kishte në pronësi kompaninë farmaceutike MedStom – gruaja e tij dhe dy djemtë, u gjetën të therur për vdekje në banesën e tyre në qytetin rus, Nizhni Novgorod.

Më 28 shkurt, miliarderi rus, Mikhail Ëatford, ishte gjetur i varur në garazhin e shtëpisë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët britanikë kanë thënë se nuk dyshojnë se kjo është vrasje.

Më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, menaxheri i gjigantit të energjisë ruse Gazprom, Aleksandr Tyulyakov, u gjet i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Shën Petersburg. Policia tha se kishte gjetur një letër, ku ai kishte treguar se kishte bërë vetëvrasje.

Edhe zyrtari tjetër i lartë i Gazpromit, Leonid Shulman, u gjet i vdekur në një shtëpi pranë Shën Petersburut, në janar, disa javë para se të niste pushtimi i Ukrainës. Në vendin e ngjarjes, policia po ashtu gjeti një shënim, ku njoftohej se ai kishte bërë vetëvrasje./REL/m.j

Next Post
FOTOT/ 40 mijë dollarë nata? Revoltohet modelja Kejvina Kthella: Na hëngshi m… ne vajzave që ikim në Dubai

FOTOT/ 40 mijë dollarë nata? Revoltohet modelja Kejvina Kthella: Na hëngshi m… ne vajzave që ikim në Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In