• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasani, turizëm gjithëvjetor

by A R
26/05/2025 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Bashkia e Elbasanit, ka kohë që ka çelur sezonin veror turistik 2025. Gledian Llatja kryetari bashkisë u shpreh se “bashkia i ka dhënë një rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore të qytetit, me qëllim nxitjen më tej të zhvillimit të turizmit. Elbasani mbetet epiqendra e turtistëve që vijnë nga Lindja dhe Perëndimi, pasi ky qytet dhe zonat rreth tij, kanë resurse të mëdha që ja vlen ti vizitosh”. Kalaja në qendër, Rrapi Bezistanit, Hamami, Kishat dhe Xhamiat në qendër dhe periferi, apo dhe thesaret e tjera arkeologjike dhe historike, i nxisin turistët të vijnë në Elbasan. Një ndër to, është edhe Kalaja e Menglit, e cila përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian.Kryetari Llatja e ka cilësuar “një xhevahir” këtë Kala në kodër të Mengëlit, ku edhe nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën Egnatia që kalonte në fundin e kodrës.I ndodhur në këtë vend, synimi i tij është forcimi i pikave turistike kudo ku ata ndodhen në Elbasan me qëllim që turistët të njihen edhe me trashëgiminë kulturore të kalave të qytetit jo vetëm në fushë, por edhe në kodrina ku ata ndodhen. Ndër të tjera ai u shpreh se “me krijimin e Agjensisë së re të Turizmit dhe Kulturës në bashki, nisëm t’i japim një rëndësi edhe të forcojmë pikat tona turistike. Xhevahiri më i ri që po i shtohet guidave tona turistike në Elbasan është Kalaja e Mengëlit, një nga më të vjetrat që ne kemi në Labinot Fushë”.Në këtë kuadër bashkia bashkë me Agjensinë e Turizmit dhe Kulturës ka ndërrmarë një nismë ku aktualisht punonjësit e ndërrmarjes së shërbimeve publike po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e të gjithë vegjetacionit i cili e rrethonte këtë xhevaihir të kuturës por edhe të arkeologjisë shqiptare për ta vënë atë edhe në pëdorim të turizmit. Sipas tij “shumë shpejt kjo Kala do të bëhet e aksesueshme për të gjithë turistët, si edhe ata që pëlqejnë ecjen, e cila ndodhet vetëm 25 minuta nga rruga kryesore”. Kalaja e Menglit ngrihet mbi luginën e lumit Shkumbin në një lartësi prej 300 metra, dhe është e rrethuar nga kodra dhe male të Labinotit. Bashkia e Elbasanit, i ka kushtuar  një vëmëndje të veçantë destinacioneve turistike, ku patjetër Kalaja fushore në qendër të qytetit është një nga destinacionet kryesore, por nuk i kemi lënë pas dore edhe destinacionet e tjera turistike, siç është “Ad Cuintum”, si edhe shumë të tjera për ta bërë guidën e Elbasanit të plotë. Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V.e.s.Kalaja e Menglit në formën e një shumëkëndëshi përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit.  Prania e 8 kullave kushtëzohet nga fakti që ajo ndodhej pranë rrugës Egnatia arteria kryesore për të kaluar në perëndim.Elbasani është një mozaik multikulturor, me turizëm të qëndrueshëm që zgjat gjithë vitit. Historia, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit të Shqipërisë.“Busheku”, “Labinoti Fushë”, “Krasta e Madhe”, “Llixha”, Funari e Gjinari, fshehin perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre.Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj.Vizitorët mund të eksplorojnë peizazhe mahnitëse dhe pika të shumta kulturore dhe turistike që e bëjnë Elbasanin të veçantë.Duke qenë se investimet për zhvillimin e turizmit janë lënë vetëm në dorën e pronarëve të lokaleve, Elbasani mbetet një qytet tranzit për turistët. Vizitorët, kryesisht të huaj, për t’u njohur me vlerat historike të qytetit bëjnë pjesë të axhendave të tyre turistike Kalanë, Rrapin e Bezistanit dhe Monument e Kulturës në Llixha, dhe në mungesë të promovimit  dhe të infrastrukturës, lihen jashtë vëmendjes Gjinari, Belshi dhe Stebleva. Këto janë vendet ku natyra ka falur shumë, por që vizitohen shumë pak nga turistët vendas dhe të huaj.I vetmi që ka njohur zhvillim është turizmi lumor. Ajri i pastër  dhe kthjelltësia e ujërave të lumit Shkumbin janë ndalesa e turistëve vendas dhe të huaj. Një vlerë e shtuar e vizitës në qytetin e Elbasanit është kuzhina.Gatimet tradicionale, por edhe ato të huazuara nga kuzhinat e vendeve fqinje janë një arsye më shumë për t’u ndalur në qytetin e festës së verës. Duke qenë se turizmi në qytetin e Elbasanit mbetet ditor edhe kapacitetet e akomodimit hotelier nuk janë të mëdha. Elbasani ka mbi 30  hotele me 1280 shtretër të përqendruar kryesisht në rrugët hyrëse dhe dalëse të tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Silvinjo: E di historinë për Serbinë, na presin ndeshje të vështira

Silvinjo: E di historinë për Serbinë, na presin ndeshje të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kandidatja për deputete e PD, Salianjit: “Foltoren” duhet ta bëje në burg, se aty i ke mbështetësit!

Ish-kandidatja për deputete e PD, Salianjit: “Foltoren” duhet ta bëje në burg, se aty i ke mbështetësit!

December 20, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

A rrëzohet Rama me dhunë?

December 20, 2025
Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

December 20, 2025
Braktisi foshnjën e porsalindur duke e lënë në ballkon, fëmija ndërroi jetë! Arrestohet e reja nga Indonezia në Tiranë

Braktisi foshnjën e porsalindur duke e lënë në ballkon, fëmija ndërroi jetë! Arrestohet e reja nga Indonezia në Tiranë

December 20, 2025
Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

December 20, 2025
760 mln euro investime të huaja në vend! Banka e Shqipërisë: Pronat, sektori më tërheqës për investitorët

Deri në 450 mln euro në 2026, BSH shton tërheqjen e euros nga tregu valutor, shkak “superleku”

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Lapaj mesazh Ramës: Për çdo nismë kundër meje, je në konflikt me familjen time

December 20, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, mjeti përplaset me një tjetër, arrestohet njëri nga drejtuesit

December 20, 2025
Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

December 20, 2025
Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In