• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë, dosja e Laert Haxhiut i dërgohet SPAK-ut

by A R
20/10/2023 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Elbasanit shpall moskopetencë për grupin e Laert Haxhiut. Pas vlerësimit të faktit se veprat penale janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dosja i është dërguar për vijim të hetimit Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

I shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje ku u vranë dy vetë e u plagosën dy të tjerë, Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të këtij viti, teksa po gjykohej në mungesë në Gjykatën e Posaçme. Për të njëjtën ngjarje në një proces të veçuar GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ai u kap në Janinë ndërsa shërbimet e policisë së shtetit helen i gjetën leje qëndrimi greke të falsifikuar, me emrin Mikis Askalidis 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

31-vjeçari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Masakra e Lushnjës

Më 11 tetor 2016 në Lushnjë, në përpjekje për të eliminuar nipin e ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bares, u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku, por s’u lëndua “shënjestra”.

Sipas SPAK, grupi kriminal, ishte krijuar me qëllim vrasjen e Shkurtit, i cili ditën e ngjarjes ishte larguar nga grupi i miqve të tij pak sekonda para se ndaj tyre të qëllohej me breshëri.

Prokurorët e SPAK konkluduan se krimi ka pasur si motiv hakmarrjen, referuar një historiku konflikti mes familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, nisur që gjatë veprimtarisë së bandës famëkeqe të Lushnjës, në vitin 1998.

Nga Peqini në Korçë e Greqi, cilat janë 6 ekzekutimet që zbuloi anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Grupi i “killerave” i goditur mbrëmë, pas pendesës së Artan Tafanit, drejtohet nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi më 23 maj të këtij viti dhe që njihet gjerësisht si rivali i përbetuar i kreut të Bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Në total, organet e drejtësisë kanë arritur të zbardhin 16 ngjarje kriminale. Ndër to, bëhet fjalë për dy vrasje në Peqin dhe Athinë, një ekzekutim në Tepelenë e Korçë dhe për një vrasje të mbetur në tentativë që do të kryhej në Lushnjë.

Po ashtu 39-vjeçari ka hedhur dritë mbi 5 raste ku janë shkatërruar prona me eksploziv, dy vjedhje me dhunë dhe tri raste në të cilat grupi kriminal ka siguruar kushtet për vrasje.

Referuar dëshmisë së të penduarit dhe provave të tjera të mbledhura nga organi i akuzës është zbardhur vrasja e Alban Semakut, i njohur edhe si Etlon Mermali, ngjarje e ndodhur më 17 tetor 2021, pranë lumit Shkumbin në Peqin.

Semaku në vitin 2006 ishte ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar me burg për një vrasje të kryer në këtë qytet, në kuadër të aktivitetit kriminal të Bandës së Lushnjës.

Po ashtu, është zbardhur ekzekutimi i Albi Bashaliut më 27 dhjetor 2021 brenda një lokali në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore pak pas eliminimit fizik të tij, u bë i mundur arrestimi i shtetasve, V. B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të cilët dyshohen se kanë përkrahur autorët e krimit dhe kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes.

Rrëfimi i Tafanit ka hedhur dritë edhe mbi vrasjen e Fridmand Xhaferraj në Korçë, ndodhur më 13 qershor 2021.

Trupi i 25-vjeçarit nga Lushnja u gjet në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Vithkuq dhe asokohe pista kryesore ku po hetonte policia ishte prishja e pazareve të drogës. Vrasja e Xhaferrajt ka qenë një krim makabër, pasi i riu u gjet i lidhur nga duart, ndërkohë që kishte shenja të shumta dhune në trup dhe kokë.

Hetuesit po ashtu kanë siguruar prova të mjaftueshme edhe për dokumentimin e autorëve të dy ekzekutimeve të shtetasve shqiptarë në Greqi, Lulzim Qorri dhe Dikens Halili.

Sa i përket kreut të bandës, Laert Haxhiu u arrestua nga autoritetet helene për llogari të SPAK, pasi gjykohej në mungesë në Gjykatën e Posaçme për ngjarjen, e cila bëri që të dënoheshin me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

31-vjeçari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për Haxhiun, drejtësia greke vendosi në qershor që të miratonte ekstradimin në Shqipëri të të akuzuarit për “masakrën e Lushnjës”, por vendimi pritet të kalojë në sitën e Apelit të Patras.

/a.r

Next Post
Zhduken dy adoleshentë në Shkodër, e ëma alarmon Policinë

Policia zbardh detajet nga krimi i rëndë në Shkodër: Ja si fqinji vrau 70-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

October 28, 2026
“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In