• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasani, qyteti festivaleve

by Artur Ajazi
04/10/2022 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Elbasani, qyteti me një histori mbi 3 mijë vjeçare, meriton respekt dhe mirënjohje. Meriton, sepse në Elbasan ruhet e gjallë e vetmja festë pagane Dita e Verës, e cila është plot me mite e legjenda të bukura. Meriton respekt dhe vëmëndje, sepse në Elbasan gjenden dy bazilika të periudhës paleokristiane (në Bezistan dhe në Tepe), në Elbasan, në periudhën e Mesjetës hasen për herë të parë organizimet esnafore, të cilat normonin  punën e zejtarëve, format dhe mënyrat e prodhimit e të shitjes.

Në qytetin e luleve dhe arsimit, nisën përpjekjet për studimin dhe njësimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga  Jorgji Theohari, Todri, Kristoforidhi, Xhuvani, Cipo, Domi e dhjetra qytetarë të tjerë më pak të përmendur. Eshtë qyteti ku ishte krijuar një prej alfabeteve shqip, shumë kohë më parë se alfabeti i Manastirit, dhe u mbajt Kongresi i Gjuhës Shqipe në 9 shtator 1909. Në Elbasan filloi të zhvillohet arti i fotografisë i mjeshtrit  Fot Papajanin, nxënës i Marubit, u çel e para shkollë e mesme, e cila do të përgatiste mësuesit e parë shqiptarë, Normalja (dhjetor 1909), do të ngrihet për herë të parë flamuri i Pavarësisë në 25 Nëntor 1912, nga  Aqif Pasha, Vërlaci, Peni, Pasmaqi, Dhimitruka etj.

Nga ky qytet, do të niseshin dhjetra studentë në universitetet më të mira europiane , si  Austri, Gjermani, Francë, Itali, Turqi etj. Këta do të ishin guri themelit për zhvillimet arsimore, gjuhësore, kulturore, shkencore të një Shqipërie tjetër. Sot Elbasani, mban flamurin e “qytetit të Festivaleve”. Në Elbasan, ka zhvillim të pandarë muzika popullore, e lehtë, ka 2-3 herë në vit festivale, ka ansamble dhe orkestra harqesh, falë investimeve nga pushteti lokal. Nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Gledian llatja, sot ka një frymë të re dhe bashkohore zhvillimi harmonik i zhanreve të artit dhe kulturës, ka një gërshetim mes tradicionales dhe moderrnes.

“Qyteti i Festivale”- do ta quanin disa  muzikologë të huaj Elbasanin, kurse Kalanë dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, do ti quanin “thesare të cilat tregojnë qytetërimin e hershëm në këtë kasaba”. Elbasani sot, është qytet i pastër, i jetueshëm, nga ku emigrantët kthehen, hapin bizneset, nisin dhe zhvillojnë jetën e tyre familjare. Në Elbasan, në Qendrën e Artit dhe Teatrin “Skampa”, nuk rreshtin  aktivitetet artistike, kulturore, qytetare, fëminore. Jeta artistike është gjallëruar, ashtu siç janë rritur interesimet e grupimeve , kompanive dhe institucioneve të huaja të fushës, për të mbajtur në Elbasan eventet e tyre.

Drejtori i sapo emëruar i Teatrit dhe Qendrës së Artit në Elbasan, ardhur nga fusha e artit  Klinsi Lala thotë se “kemi angazhime maksimale për të rritur efiçencën dhe bashkëpunimin mes grupeve artistike, teatrore, për të gjallëruar dhe zhvilluar jetën e përditshme të qytetarëve. Ansamblet, orkestrat dhe grupet tona teatrore, kanë profesionistë të shquar, dhe janë pjesëmarrës në takime kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Qendra e Artit dhe Teatri “Skampa”, kanë një axhendë të ngjeshur deri në mbyllje të vitit 2002, por dhe për të ardhmen. Takime të përvitshme mes grupeve muzikore, festivale teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare, ditët e Poezisë,  apo “Dita e  Verës” e vetmja festë  që mbahet në Elbasan me prurje të jashtëzakonshme  njerëzore nga vendi  dhe mbarë  bota, apo dhe kremtime të tjera me bazë historinë e qytetit, përbëjnë kurreshtje të madhe për cilindo që kalon, ndalon dhe  jeton atje.

Next Post
PAMJET/ Sekuestrohet arsenal armësh në operacionin ‘Porositësi’

PAMJET/ Sekuestrohet arsenal armësh në operacionin 'Porositësi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In