Qendra e Monitorimit pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve ka identifikuar raste të kundravajtjes dhe shkeljes së moratoriumit në qytetin e Gjirokastrës, Korçës dhe Elbasanit.
Në qytetin e Gjirokastrës, inspektoriati ka identifikuar në Vrisara transport të paligjshëm të bimëve medicinale.
Edhe në Elbasan, gjatë kontrolleve janë konstatuar raste të kundravajtjeve, por edhe janë proceduar penalisht 3 raste dhe marrë masa administrative vënie gjobe.
Po ashtu edhe në Korçë “Roja e Gjelbër” gjatë kontrollit të ushtruar ka identifikuar 2 raste të transportimit të lëndëve drusore me qëllim tregtimin e tyre. (java /r.a)