Goditja e paligjshmërisë do të jetë prioritet kryesor për policinë e shtetit edhe për vitin 2018.
Ministri, Fatmir Xhafaj, gjatë një takimi ne Elbasan diskutoi mbi policimin në komunitet, procesin e vettingut dhe luftën ndaj kanabisit.
Në këtë takim të quajtur “Platforma e policimit dhe sigurisë në komunitet” marrin pjesë edhe dy ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, si Damian Gjiknuri, ministri i Energjitikës dhe Industrisë, si dhe Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, si dhe 12 drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit.
Xhafaj pritet të prezantojë drejtuesin e ri të policisë së këtij qyteti problematik për rendin gjatë vitit të fundit.
Pas shkarkimit të drejtorit të policisë Elbasan, Arben Dashi, këtë detyrë e ka mbajtur si i komunduar Altin Qato.
vijon…