Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30 vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur postën në fshatin Mlizë. Bëhet fjalë për shtetasin Edi Tashi.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Edi Tashi, 30 vjeç, banues në fshatin Mlizë Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë vjedhur postën zyrtare të fshatit Mlizë”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal./java/a.k