• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasan, Urgjenca mjekësore shton kapacitetet, rrit efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e qarkut të Elbasanit do të përfitojnë tashmë një shërbim më i shpejtë dhe më efikas i urgjencës mjekësore, pas riorganizimit të këtij shërbimi jetëshpëtues në territor.

Me riorganizimin e këtij shërbimi, duke filluar nga java e ardhshme, banorët e këtij qarku do të shërbehen njëherësh nga 9 autoambulanca, të cilat janë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor (GPS) në çdo moment, duke siguruar gjithashtu, një mbulim më cilësor dhe më efikas të territorit.

Një shërbim urgjencesh mjekësore efikas në territor është angazhim i Progamit të Qeverisë dhe një nga pesë prioritetet që ka Ministria e Shëndetësisë.

Përpjekjet për të vënë në zbatim këtë angazhim nisëm me hartimin e ligjit të ri përpara dy vjetësh dhe vijuan me ngritjen e institucionit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM), me fuqizimin e flotës së autoambulancave duke shtuar 20 të tilla dhe 1 helikopter të ri modern, pajisjeve me aparatura moderne jetëshpëtuese siç është investimi 300 mijë dollarë për “Monitor-Defibrilatorët,” dhe sigurisht me hartimin dhe zbatimin e projektit që siguron një prani shumë më efikase dhe efektive në territor.

Ne trashëguam një sistem urgjence deri më sot të decentralizuar, ku vendqëndrimi i autoambulancave ishin përgjithësisht qendrat shëndetësore tradicionale, spitalet. Një sistem i trashëguar prej kohësh, i cili nuk arrin t’i plotësojë nevojat që qytetarët kanë për këtë shërbim.

Në fillim të projektit ne konstatuan, që përgjithësisht, dhe kjo ishte pothuajse në të gjithë vendin, 70% e njerëzve apo rasteve që paraqiten në spital vijnë me automjetet e tyre. Që do të thotë, njerëzit, pjesërisht kanë edhe perceptimin e mosbesimit që autoambulanca vjen kur ti e kërkon.

Por, ndërkohë, duke studiuar popullsinë e Shqipërisë, territorin, relievin, rrjetin rrugor dhe duke e krahasuar me vende të përparuara, por jo shumë më tepër se ne, na rezultoi që numri i autoambulancave që ka Shqipëria ishte i mjaftueshëm për të kryer një shërbim shumë më të mirë. Dhe për këtë arsye, sot, ne do të prezantojmë në Shkodër se ku do të jetë vendndodhja e re e autoambulancave, të cilët nga mëngjesi deri në darkë, në shtatë ditë të javës do të jenë aty, për të kursyer të paktën kohën e vajtjes për thirrjet e urgjencës.

Pas një monitorimi 10-mujor të funksionimit të sistemit të urgjencës mjekësore dhe flotës së autoambulancave, drejtuesit e QKUM-së dhe ministrisë së Shëndetësisë kanë vënë tashmë në zbatim planin e riorganizimit dhe vendosjes së re në territor të njësive të autoambulancave.

Tashmë, autoambulancat do të jenë të stacionuara, përveç Elbasanit, për herë të parë edhe në qendra të tjera të Qarkut, në mëyrë që i gjithë territori i tij, i cili është ndarë në bazë edhe të rrjetit rrugor me zona dhe me rrathë për të siguruar mbulim më të plotë dhe më efikas të territori, apo siç njihet në në gjuhën profesionale: “permanent settlement area”, ose zonat ku njerëzit jetojnë në mënyrë të përhershme në mënyrë të tillë që distancat të mos kalojnë 25 kilometra.

Gjithashtu, në funksion të këtij riorganizimi të shërbimit, do të kemi më shumë autoambulanca njëherësh në funksion të shërbimit të Urgjencës, pasi personelit të këtij shërbimi i shtohen edhe 15 infermierë dhe 15 shoferë më shumë.

Next Post
POGRADEC/ Zbardhet skema me të cilën u vra 17-vjeçari, Fabio Hila

Vrasja në Pogradec/ Autori mori hak pasi u zgjua nga koma, e kishte goditur viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com