Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit ku treni i pasagjerëve i linjës Kashar–Elbasan, ka marrë përpara një automjet. Treni që lëvizte drejt Elbasanit, me mashinist shtetasin D.D., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe ndihmës mashinist shtetasin N.L., 58 vjeç, banues në Vorë, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Tiranë,
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mashinist dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
ma.me