• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasan, rikonstruktohet shkolla profesionale “Ali Myftiu”, Balla: Arsimi profesional prioritet

by Java News
06/05/2019 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Rama e ka cilësuar arsimin profesional si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit. Nisur nga kjo, krahas nxitjes së të rinjve dhe orientimin e tyre drejt arsimit profesional, po krijohen të gjitha kushtet për marrjen e dijeve cilësore dhe nxjerrjen e profesionistëve të zotë, të gatshëm për tregun e punës.

Shkolla profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan është rikonstruktuar tërësisht, konform të gjitha standardeve, por prioriteti kryesor i është dhënë reparteve të praktikës.

Gjithashtu janë modernizuar të gjithë laboratorët, kjo krahas edhe bashkëpunimit me projekte të ndryshme.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe Prefekti Gledian Llatja, të shoqëruar nga drejtoresha e shkollës Refiko Lushnjari, panë nga afër përfundimin e punimeve dhe profilet që kjo shkollë ofron.

“Një numër i madh i atyre që kanë studiuar degën e mekanikës në këtë shkollë, tashmë punojnë në fabrika të prodhimit të automjeteve në Gjermani. Po ashtu një pjesë e tyre janë integruar në tregun e punës, jo vetën në Elbasan, por kudo në Shqipëri.

Unë jam shumë krenar për punën që kemi bërë, me mbështetjen e qeverisë, për këtë shkollë profesionale. Do të vazhdojë projekti i rikonstruksionit edhe me shkollën tjetër “Salih Ceka”, ku pas pak ditësh fillon puna.

Qasja jonë ndaj shkollave profesionale ka qenë rritja e numrit të djemve dhe vajzave të cilët zgjedhin një profesion.

Sa më shumë profesionistë, në sektorë jetikë të ekonomisë, aq më shumë rritet punësimi dhe unë jam krenar ta them që, sipas statistikave të INSTAT, Elbasani ka numrin më të madh të të punësuarve, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat” theksoi Balla.

Nga ana e tij prefekti vuri në dukje bashkëpunimin shumë të mirë të shkollës profesionale me bizneset:

“Shkolla “Ali Myftiu” është një nga shkollat më të mira që kemi, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Shqipëri. Është me kushte bashkëkohore, është bërë një investim shumë serioz. Të gjithë nxënësit këtu përfitojnë jo vetëm njohuritë teorike, por edhe praktike.

Shkolla ka një bashkëpunim shumë të mirë me bizneset dhe po ashtu jemi duke mbyllur një marrëveshje me DPSHTRR, pasi ato kanë një program retro që ndihmon makinat e vjetra të epokës të kthehen në makina funksionale dhe model për tregun” tha Llatja.

Vetëm në vitin shkollor 2018-2019 shkolla profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan numëron 940 nxënës në drejtimet: elektroteknikë, mekanikë, ndërtim, shërbime mjete transporti.

Në vitin e tretë të secilit drejtim nxënësit profilizohen në: instalime elektrike civile dhe industriale, riparim pajisjesh elektroshtëpiake, konstruksione metalike, makina metalpunuese, shërbime elektroaut, shërbime motorrike, muratim, suvatim.

 

/a.meta

Next Post
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

HOROSKOPI/ Maji, muaji i Demit, Peshqit do gjejnë dashurinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In